Startup-et më premtuese nga Europa Qendrore dhe Lindore - Business Magazine Albania

Startup-et më premtuese nga Europa Qendrore dhe Lindore


Schrott24, një startup austriak përdor teknologjinë moderne për të dixhitalizuar industrinë e skrapit. Ai ka fituar edicionin e katërt të CEE Startup Challenge, konkursin më të madh të startup-eve online në rajon, organizuar nga Vestbee.

Austrian Schrott24 arriti të triumfojë, duke lënë pas më shumë së 1000 kompani të tjera që garonin për të njëjtin çmim. Ky çmim konsistonte në një investim që kapte vlerën e 1 milion eurove nga Next Road Ventures. Vendi i dytë dhe i tretë, arriti të merrej nga Agremo dhe Senuto.

E krijuar në vitin 2016, Schrott24, është një platformë që ka për qëllim dixhitalizimin e tregut të metaleve skrap në Europë. Në gusht të 2019, Schrott 24 bashkoi dhe METALSALE – një startup gjerman, i fokusuar po ashtu në këtë industri. Kompania planifikon të zgjerohet dhe në tregjet e tjera europian.

Lexo: 1 Milion Euro në Sfidën e CEE Startup

Agremo, një startup nga Serbia, i mbështetur nga South Central Ventures dhe Starlabs, është fokusuar në zhvillimin analitik përsa i përket aspektit të agrikulturës. Agremo ndihmon në mbledhjen dhe analizimin e të dhënave në lidhje me të mbjellat dhe fushat, duke ndihmuar në përmirësimin e proçeseve agrokulturore.

Një startup polak, Senuto, ofron instrumente, të cilat lehtësojnë punën në SEO dhe planifikojnë përmbajtje të zgjedhura, në mënyrë për një renditje më të lartë në Google. Ky startup po dëshmon avantazhet e tij me klientë të mëdhenj në treg si Axel Springer, onet.pl dhe pracuj.pl, si dhe 11.000 profesionistë, të cilët i përdorin këto instrumenta aktualisht.

Ndërmjet finalistëve, mund të gjenden startup-e premtuese nga fusha të ndryshme të industrisë. Përveç çmimit kryesor nga Next Road Ventures, kompanitë kryesuese në TOP10, kanë qënë gjithashtu të vlerësuara me anë të çmimeve të ndryshme dhe të gjithë pjesëmarrësit e konkursit kanë përfituar nga ulje të caktuara, të bëra të mundura nga partnerët si Google Cloud, Brand24, Revolut infoshare dhe MamStartup.

Çmimi i Innoenergy iu dha një startup-i lituanez, të quajtur Inion. Inion ka zhviluar hardware dhe software, të përdorura në menaxhimin e impianteve fotovoltaike dhe në rritjen e prodhimit.

“Ne morëm pjesë ne jurinë e konkursit Vestbee CEE Startup, për të kërkuar një startup inovativ, të fokusuar në prodhimin e energjisë në mënyra “të pastra”. Aty u njohëm me Inion dhe besojmë se ata do të sjellin një revolucion në mënyrën e përdorimit të impianteve fotovoltaike dhe do të kthehen në liderin e ardhshëm të tregut”, tha Lukaz Skarka, menaxher i investimeve në InnoEnergy.

CEE Startup Challenge IV është një vazhdim i serisë se konkurseve të startup-eve të organizuara nga Vestbee, platforma lider në Europen Qëndrore dhe Lindore, e cila bën të mundur financimin e këtyre projekte dhe krijimin e lidhjeve të rëndësishme ndërmjet sipërmarrësve dhe investitorëve.

Ergys Kosovrasti

Veestbee

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0