Startup-et kosovare, vizitë në Berlin për partneritet me startup-et gjermane - Business Magazine Albania

Startup-et kosovare, vizitë në Berlin për partneritet me startup-et gjermane


Innovation Centre Kosovo, së bashku me 9 kompani të tjera kosovare si Solaborate, Gjirafa, Zag Apps, jCoders, Kokrra, Formon Core (3D printer), Architecture for Humans, Elephant dhe Walleta ndodhen momentalisht në Berlin dhe deri në datën 3 Qershor do të qëndrojnë atje për një vizitë networking me startup-e dhe akseleratorë gjermanë.

Kompanitë janë të shoqëruara nga menaxheri i Inkubatorit të ICK-ës, Z. Safet Rama, me të cilin Business Magazine kontaktoi për një prononcim ekskluziv.

“Në këtë vizitë janë ftuar kompani, të cilat fillimet e tyre i kanë kanë patur në Inkubatorin e ICK-ës. 5 nga ato tashmë janë të vetë-qëndrueshme, por ICK vazhdon t’i përkrahë në rritjen e tyre. Ndërsa 4 të tjerat janë ende pjesë e Inkubatorit të ICK-ës.” na tregon Z.Safet.

“Qëllimi i vizitës është rrjetëzimi i sipërmarrësve për startup-et e reja ndërmjet startup-eve nga Kosova dhe Berlini. Pra, në kuadër të këtij programi do të vizitojmë “Berlin Startup Szene” me ftesën e “German Federal Foreign Office” e mbështetur nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Në kuadër të kësaj vizite do takohemi me startup-e dhe akseleratorë si: Online Magazine for Start-up scene, Federal Foreign Office, Fab Lab Berlin (HiTech development workshop), ICT & Digital Business Association Berlin, Bitkom, Earlybird Venture Capital, Betahuas Berlin etj.”

Sa i përket pritshmërive për këtë pjesëmarrje, Z.Safet thotë:

“Pritshmëritë tona si ICK janë që ekipet të përfitojnë eksperiencë dhe partneritete eventuale dhe nga këto partneritete të përfitojnë të gjitha kompanitë startup-e pjesëmarrëse nga Kosova. Pra, qëllimi kryesor është të këmbejmë eksperiencën e startup-eve nga Kosova dhe të atyre në Berlin. Po ashtu, nga ana e ICK-ës unë si menaxher, shpresoj që të krijojmë kontakte me akseleratorë të startup-eve në Berlin dhe organizatave të tjera relevante si Betahaus, Fab Lab Berlin etj.

Rreth Innovation Centre Kosovo (ICK)

Innovation Centre Kosovo ofron shërbime inkubatorike, trajnime, konsultime, qasje në rrjete vendore dhe ndërkombëtare, si dhe bën ndërmjetësime me partnerë dhe blerës vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë.

Ekipet e Inkubatorit do të përfitojnë nga programet e njohura botërisht si përshembull: Microsoft BizSpark Network Partner dhe Amazon Web Service si dhe nga shumë programe të partnerëve të ICK-së.

Inkubatori është pjesa themelore e ICK-së, nepërmes së cilës ofrohet një ambient i përshtatshëm për zhvillimin dhe komercializimin e ideve në biznes. Inkubatori mbështet sipërmarrësit dhe bizneset përmes mentorimit, konsultimit, trajnimit si dhe ofron qasje në zyre moderne. ICK poashtu iu mundëson bizneseve startup një vizibilitet më të madh në treg, rrjetëzim dhe qasje në financa.

Shërbimet e inkubatorit:
• Konsulencë dhe mentorim të vazhdueshëm
• Qasje në rrjet të Investitorëve ndërkombëtarë
• Pjesëmarrje në trajnime, evente, konferenca, panaire dhe gara vendore dhe ndërkombëtare
• Zyre moderne me të gjithë infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
• Trajnim/Program/Punëtori specifike për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
• Shërbime nga Amazon Web Service në vlerë 5.000$
• Shërbime nga Microsoft BizSpark Network Partner
“Ne i mbështesim ndërmarrësit e rinj dhe bizneset startup me mentorim, konsulencë dhe trajnime”, tha Safet Rama, Menaxher i Inkubatorit të biznesit në ICK.
“Ekipet në Innovation Centre Kosovo kanë qasje edhe në zyra, hapësira “coworking”, salla konferencash dhe panaire jashtë vendit“.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0