Giuliomario Limongelli ish CEO i Groupon Itali i ftuar special në Startup Europe Week Tirana

Giuliomario Limongelli ish CEO i Groupon Itali i ftuar special në Startup Europe Week Tirana


Nga 1 deri në 5 shkurt, vullnetarë nga e gjithë Europa do të organizojnë mini-konferencën “Startup Europe Week” nga Amsterdami në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër. Ky event mbështetet nga Komisioni Europian dhe vjen në Shqipëri përmes Startups.al. Koordinatori i këtij eventi në Tiranë do të jetë Albi Zhulali.

Ky event do të zhvillohet në Tiranë, në datën 2 shkurt ora 16:30 – 21:00 tek Muzeu Kombëtar. Të ftuar specialë të këtij eventi do të jenë : Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, Ministrja e Inovacionit Milena Harito, CEO i Headhunter Elton Ilirjani, sipërmarrësi dhe aktori Ermal Mamaqi dhe Drejtor i Kolegjit Universum Alejtin Berisha.

Një i ftuar special nga Italia do të jetë Giuliomario Limongelli, i cili është një nga historitë më të suksesshme të biznesit italian. Giuliomario themeloi Citydeal.it e cila 6 muaj më vonë u ble nga Groupon duke e kthyer atë në CEO të Groupon Itali. Giuliomario do të flasë mbi historinë e tij dhe pse ai zgjedh startup-et e jo korporatat.

Giuliomario Limongelli ka lindur në Bari dhe në moshën 18 vjeçare u zhvendos në Milano për të ndjekur Universitetin e Bokonit. Giuliomario pas një eksperience të shkurtër si këshillues biznesi gjatë periudhës së mbrojtjes së diplomës, ju bashkua skuadrës së H3G ( 3 Italia) si menaxher marketingu. Pas 2 vitesh, ai shkoi në Berlin dhe iu bashkua “Jamster International” si menaxher për Spanjën dhe Italinë.  Në fund të vitit 2007 Giulomario lëvizi në Madrid për të financuar degën europiane të Flycell Inc. Ai zgjeroi tregun e kësaj kompanie në Itali, Spanjë dhe Portugali. Në fund të vitit  2009, pas një eksperience 5 vjeçare, u rikthye në Itali dhe themeloi kompaninë citydeal.it. Ai e shiti këtë kompani pas 6 muaj tek Groupon dhe u bë shefi ekzekutiv i Groupon Itali. Kompania Groupon i dha të drejtën Giuliomario-s të ishte menaxheri i gjithë Europës Jugore dhe Lindjes së mesme përfshirë këtu: Italinë, Spanjën, Portugalinë, Greqinë, Turqinë, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai hoqi dorë nga ky pozicion në korrik të vitit 2015 dhe tani po ndërton një kompani të re. 

Temat që do të diskutohen në këtë event do të përfshijnë: nismat e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Inovacionit për mbështetjen e sipërmarrësve të rinj dhe startup-eve, si të punësosh ekipin e duhur, roli i teknologjisë në sipërmarrje, kultura e një kompanie dhe shumë histori suksesi në rrugëtimin e biznesit.

Ju mund t’i gjeni biletat  e konferencës në Eventbrite.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0