Stafit të Mbretëreshës do ti duhen 40 orë punë për të kthyer pas akrepat e 1000 orëve të Mbretëreshës - Business Magazine Albania

Stafit të Mbretëreshës do ti duhen 40 orë punë për të kthyer pas akrepat e 1000 orëve të Mbretëreshës

~4 minuta lexim

Sot, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta mbrapa. Në gjithë vendet e Europës, ora ndryshoi në të njëjtin çast, për të patur diell apo dritë një orë më shumë, deri më 29 mars të vitit 2021, kur të kthehet sërish ora verore. Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Sigurisht që në epokën ku jetojmë, diçka e tillë kalon pa u vënë re sepse detyrën për këtë kthim mbrapsht të akrepave e bën automatikisht teknologjia. Por, ekzistojnë ende disa orë që duhen përshtatur manualisht dhe dita e ndryshimit të orës përbën një ditë pune intensive për stafin e Mbretëreshës Elizabeth. Mendohet se do të shpenzohen 40 orë kohë për të ndryshuar akrepat e rreth 1000 orëve që zotëron Mbretëresha. 600 ndodhen në Buckingham Palace, 400 në Kështjellën Windsor dhe 50 në Palace of Holyroodhouse.

LEXO: Të dielën ndryshon ora/ Ndoshta për herë të fundit, akrepat kthehen 60 minuta pas

Për ta bërë këtë punë edhe më të vështirë, duket se përgjegjësia për ndryshimin e orëve në një vend është e vetëm një personi. Fjodor van den Broek tha për BBC se atij do t’i duhen 16 orë kohë për të kthyer mbrapsht akrepat e orëve në Kështjellën Windsor. “Jam vetëm unë dhe kam një koleg në Buckingham Palace që ndërron të gjithë orët atje. Përveç kësaj pune në këtë ditë të vitit, kam detyrën që t’i kontrolloj çdo javë pasi disa ulin ritmin dhe disa e shtojnë, duke ecur përpara. Kanë nevojë për mirëmbajtje sepse disa prej orëve janë 200 apo 300-vjeçare”, shpjegon Fjodor van den Broek.

Debati për orën e verës

Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian – plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore – kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta. Në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit. Secili shtet është i lirë të vendosë deri në prill 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato. Vendet në Veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj , ndërsa ato në Jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike: ora e verës lejon të ndizni dritat një orë më vonë, me kursime të konsiderueshme.

Kursim energjie

Qëllimi i orës së verës që nga prezantimi i tij, në fakt, është të lejojë kursimin e energjisë falë përdorimit më të vogël të ndriçimit elektrik. Terna, kompania përgjegjëse në Itali për menaxhimin e rrjetit energjetik, vlerëson kursimet e lejuara nga miratimi i orës  së verës: në periudhën midis viteve 2004 dhe 2012 ajo tejkaloi 6 miliard kilovat orë me një kosto më të ulët prej 900 milion euro.

MIRROR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0