Të dielën ndryshon ora/ Ndoshta për herë të fundit, akrepat kthehen 60 minuta pas - Business Magazine Albania

Të dielën ndryshon ora/ Ndoshta për herë të fundit, akrepat kthehen 60 minuta pas

Natën midis 24 dhe 25 tetorit 2020, do të ndërrojë ora sërish, akrepat e orës do të lëvizin një orë prapa, duke na dhënë të gjithëve mundësinë për të fjetur një orë më shumë, por edhe do të errësohet më herët. Megjithatë mund të jetë hera e fundit që ajo do të ndryshojë. Në prill do të dimë  nëse viti 2021 do të shënojë fundit e ndryshimit të orës, në fuqi për 54 vjet. Një ndryshim që mund të shkaktojë konfuzion në nivelin e zonave kohore evropiane, i cili është ende në diskutim.

Debati për orën e verës

Që nga viti 1996 të gjitha vendet e Bashkimit Evropian – plus Zvicra dhe vendet e Evropës Lindore – kanë miratuar të njëjtin kalendar për orën e verës, pavarësisht nga polemikat e shumta. Në verën e vitit 2018, Parlamenti Evropian miratoi heqjen e detyrimit që vendet anëtare të kalojnë nga një orë në tjetrën dy herë në vit. Secili shtet është i lirë të vendosë deri në prill 2021 nëse do të miratojë orën e verës, kohën diellore përgjithmonë ose të vazhdojë t’i alternojë ato. Vendet në Veri, të tilla si Finlanda dhe Polonia, po bëjnë presion për fundin e saj , ndërsa ato në Jug po lëvizin në drejtim të kundërt. Franca tashmë është shprehur me një votim popullor për ta mbajtur atë gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, Italia vazhdon ta alternojë atë, veçanërisht për arsye ekonomike: ora e verës lejon të ndizni dritat një orë më vonë, me kursime të konsiderueshme.

Kursim energjie

Qëllimi i orës së verës që nga prezantimi i tij, në fakt, është të lejojë kursimin e energjisë falë përdorimit më të vogël të ndriçimit elektrik. Terna, kompania përgjegjëse në Itali për menaxhimin e rrjetit energjetik, vlerëson kursimet e lejuara nga miratimi i orës  së verës: në periudhën midis viteve 2004 dhe 2012 ajo tejkaloi 6 miliard kilovat orë me një kosto më të ulët prej 900 milion euro.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0