“Stabilitet, rritje dhe teknologji e avancuar” - Reinaldo Pipiria na tregon të ardhmen në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri për 2025! - Business Magazine Albania

“Stabilitet, rritje dhe teknologji e avancuar” – Reinaldo Pipiria na tregon të ardhmen në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri për 2025!

Nga Eni Muça

Në një vit zgjedhor plot risi dhe mundësi, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri qëndron disi në një dyjëzim: çmime në rritje të lehtë, interes i shtuar nga investitorët e huaj dhe një valë teknologjie që po transformon mënyrën se si blejmë dhe shesim prona. Nga bregdeti i lulëzuar i Vlorës dhe Sarandës deri te kullat e reja të Tiranës, 2025 premton të jetë një vit kyç për sektorin. Kush mund ta deshifrojë këtë peizazh kompleks më mirë se Reinaldo Pipiria, Drejtori Ekzekutiv i NAREA? Në këtë intervistë ekskluzive, ai na çon në zemër të trendeve, sfidave dhe projekteve madhështore që do të formësojnë të ardhmen e pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Cilat janë pritshmëritë kryesore për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri për vitin 2025?

Pas ngërçit të 2024-ës, për shkak të mungesës së rivlerësimit dhe paqartësive mbi tatimin 15% mbi fitimin nga shitja e pronave, tregu do të mbetet në kushte të ngjashme deri në fund të 2025-ës. Kjo ka dekurajuar rishitjen e apartamenteve të vjetra, ndërsa apartamentet e reja dhe në ndërtim mbeten më të kërkuarat. Viti zgjedhor 2025 mund të sjellë pasiguri në politikbërje, veçanërisht në lidhje me ndryshimin ose jo të normave tatimore apo çmimet referencë për tokën dhe ndërtesat. Ndërkohë, tregu bregdetar (Vlora, Saranda, Durrësi, Gjiri i Lalëzit, Himara) pritet të vijojë rritjen, me interes të shtuar nga investitorët e huaj, përfshirë ata nga Amerika pas projekteve si ai në ishullin e Sazanit. Pjesa e parë e vitit do të jetë e qëndrueshme, ndërsa nga shtatori e në vijim, pas zgjedhjeve dhe qartësimit të politikave fiskale, mund të ketë një rigjallërim të tregut, veçanërisht për apartamentet e ndërtuara para 2015 dhe pronat bregdetare.

 A pritet një rritje apo ulje e çmimeve të pronave këtë vit? Cilat janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë trend?

Nuk pritet të ketë një ulje të çmimeve të pronave në Shqipëri gjatë vitit 2025. Historikisht, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka treguar një trend rritës, edhe në periudha krizash globale, si ajo e vitit 2008, ku çmimet nuk pësuan rënie të ndjeshme, por vetëm një korrigjim gradual prej rreth 3% në vit gjatë shtatë viteve që pasuan. Ndërtimet e reja, të cilat karakterizohen nga cilësi më e lartë, ndikojnë në çmimin e përgjithshëm të tregut, pasi edhe pronat ekzistuese synojnë të përshtaten për të konkurruar me to. Një tjetër faktor i rëndësishëm është rritja e interesit të investitorëve të huaj, ku rreth 25% e blerjeve realizohen nga të huajt, si dhe zhvillimi i modeleve të reja të biznesit, si Airbnb, që ka rritur kërkesën për prona në destinacionet turistike. Gjithashtu, sektori bankar po luan një rol kyç në mbështetjen e tregut përmes financimit të blerësve, falë një ekonomie që po formalizohet dhe rritjes së pagave. Në të njëjtën kohë, interesi i shtuar nga investitorët nga Amerika dhe Evropa Veriore sjell kapital të ri në treg. Bazuar në këta faktorë, çmimet e pronave pritet të mbeten stabël, me një tendencë të lehtë rritjeje prej 5-8% gjatë vitit 2025.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh.”
— Ualt Disney
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0