Spraj hundësh që mund të parandalojë Covid-19 - Business Magazine Albania

Spraj hundësh që mund të parandalojë Covid-19

Shumë shpresa për një kthim në jetën normale pas pandemisë së COVID-19 lidhen me gjetjen e vaksinës, por përdorimi i injeksioneve ka kufij, pasi është më vështira që të vendosen në zona rurale me të ardhura të ulëta, ku nuk ka asnjë garanci për shpërndarje të lehtë të tyre. Shkenca mund të ofrojë një alternativë më të arritshme. Studiuesit e Universitetit Columbia kanë zhvilluar një spraj për hundën, që ka parandaluar me sukses infeksionet COVID-19 dhe që është testuar te qelbësit si dhe si një model 3D i mushkërive të njeriut.

LEXO: Sistemi i kamerave termike Dahua për parandalimin dhe kontrollin e pandemisë COVID-19

Lipopeptidi (një kombinim lipoidesh dhe peptidesh) parandalon koronavirusin të shkrihet me membranën e një qelize të synuar, duke bllokuar një proteinë kyçe për të përvetësuar një formë të nevojshme. Spraji duhet të funksionojë menjëherë dhe efekti të zgjasë të paktën 24 orë. Është gjithashtu i përballueshëm financiarisht, jeton gjatë dhe nuk ka nevojë për t’u vendosur në frigorifer. Një spraj i tillë është një nga mënyrat e mbrojtjes e arritshme nga masa e njerëzve, megjithatë nevojiten ende prova klinike njerëzore, për të kaluar në prodhim në shkallë të gjerë të tij.

Anne Moscona dhe Matteo Porotto
Anne Moscona dhe Matteo Porotto

“Ky veprim mund të sjellë mbrojtje nga infeksioni në shumë pjesë të botës, ku vaksinimet masive ndaj COVID-19 do të ishin të vështira. Ai mund të shërbejë gjithashtu si një “mbrojtje plotësuese” edhe në vendet ku vaksinat janë në dispozicion”, thanë studiuesit kryesorë Anne Moscona dhe Matteo Porotto. Njerëzit që nuk mund të marrin vaksina, ose ata për të cilët vaksinat nuk funksionojnë, mund të spërkasin veten çdo ditë me këtë spraj, duke e ditur se kështu do të ishin të sigurt. Kjo, nga ana tjetër, mund të kufizojë më tej përhapjen e virusit dhe të shpejtojë fundin e pandemisë.

ENGADGET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0