Spotify, aplikacioni i shërbimit të muzikës digjitale, që ofron akses në miliona këngë, nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi.
Aplikacioni numëron rreth 130 milionë përdorues me pagesë dhe ofrohet në më shumë se 101 vende të botës. Nga data 15 Korrik do të jetë i disponueshëm përfshirë edhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor si Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.
Lexoni: Defiçiti buxhetor në SH.B.A. në qershor shënon rekordin prej 864 miliardë dollarësh
Shërbimi i muzikës digjitale shtoi 6 milionë abonentë me pagesë vetëm gjatë periudhës së izolimit të koronavirusit, ndërsa në total numri i përdoruesve aktivë të platfomës u rrit me 31%.
Aplikacioni Spotify është një prej shërbimeve të muzikës me rritjen më të shpejtë dhe në shtetet ku do të ofrohet së fundi ka qenë i padisponueshëm.
Vizitorët nga këto vende përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën e kishin të pamundur shkarkimin e tij përmes dyqaneve të aplikacioneve si App Store dhe Google Play.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto