Spitalet private në Shqipëri ulin çmimin e testit të Covid - Business Magazine Albania

Spitalet private në Shqipëri ulin çmimin e testit të Covid

Të gjithë personat që do t’iu lindë nevoja të kryejnë testin PCR ose tamponin për të mësuar nëse janë infektuar të infektuar ose jo me COVID-19, në privat, nga data 18 nëntor (nesër, të mërkurën) do ta përfitojnë me 30 % ulje. Vendimi është marrë në mënyrë të përbashkët nga “Laboratori i American Hospital Dega2”, “Intermedica Center”, “Genius Lab” dhe “Noval Diagnostic”.

Të katër laboratorët thanë se “vendimmarrja nga të katër klinikat për uljen në 8500 lekë të testit PCR ka ardhur nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila në ditët e fundit është shoqëruar me rritje të numrit të të prekurve me COVID-19 dhe pas kërkesës së përsëritur nga Ministria e Shëndetësisë”. Përsëri edhe çmimi i ulur i tamponit prej klinikave private që e zotërojnë atë, mbetet i shtrenjtë për standardin e jetesës së qytetarëve shqiptarë dhe 2-3 fish më i shtrenjtë se në shtetet e Europës si Itali e Francë. Vendimmarrja e përbashkët e klinikave të licencuara për të ulur në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë ka gjasa të jetë sërish objekt i Autoritetit të Konkurrencës për marrëveshje të ndaluar.

Deklarata e përbashkët:

“Duke marrë shkas nga ecuria e situatës epidemiologjike në vend, e cila ditët e fundit është shoqëruar me rritjen të numrit të personave të prekur nga infeksioni Covid-19, në cilësinë e përfaqësuesve të autorizuar të: “Laboratorit American Hospital, Dega 2/ “Intermedica Center/ Genius Lab/ Noval Giagnostic/ si struktura të licencuara dhe të njohura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale për kryerjen e testit Real Time PCR, për Sars Covi2, për arsye administrative bazuar në kërkesat e përsëritura të MSH, angazhohemi për të ulur çmimin e testit PCR, me 30%, unifikim të tij në vlerën 8500 lekë, duke filluar nga data 18.11.2020, si dhe vijimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me kapacitetet tona në mbështetje të kësaj pandemie.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0