Spark.me prezanton Danica Kombol si folësen e rradhës

Spark.me prezanton Danica Kombol si folësen e rradhës


Organizatorët e Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të marketingut dhe internetit në Europën Juglindore, që do të mbahet në 28-29 Maj në Budva, Mal i Zi, kanë konfirmuar Danica Kombol si folëse në këtë event.

Danica është drejtore ekzekutive e “Everywhere Agency”, një firmë lidere në fushën e medias sociale dhe marketingut, e cila punon për fushatat e kompanive të Fortune 500. Me klientë si Macy’s, Cox Communications dhe Domain.Me, agjensia e saj është e lidhur me emra dhe projekte të mëdha. Danica Kombol themeloi rrjetin e blogerëve, “Everywhere Society” për të fuqizuar fushatat e marketingut të agjencisë së saj. Një nga arritjet më të mëdha të “Everywhere Society” është fitorja e Çmimit Botëror Guiness për mesazhin më të përhapur në rrjetet sociale me fushatën #BeatCancer. Suksesi i Danica Kombol si menaxhere e medias sociale bazohet në ekperiencat e saj të mëparshme si producente televizive dhe drejtore e marrdhënieve me publikun. Ajo e filloi karrierën e saj tek Sesame Workshop, ku u përfshi në versionin ndërkombëtar të Sesame Street. Danica Kombol u bë një producente e suksesshmë televizive duke punuar në emisione të rëndësishme si Saturday Night Live, Kids in the Hall dhe VH1. Ajo publikon shkrime për median sociale dhe sipërmarrjen në faqen e saj personale dhe Cox Blue. Danica Kombol është folëse në konferenca ndërkombëtare për sa i përket medias sociale.

Ndryshe nga viti i kaluar, blogerët e interesuar nuk janë të limituar të aplikojnë vetëm me format të shkruar, por ata mund të përdorin audio dhe video në formën e një podkasti ose vlog ( video blog).

Në mënyrë që të aplikoni, blogerët, vlogerët, ose podkasterët duhet të shkruajnë një postim, të regjistrojnë një video ose podkast me temën “ Pse dua të marr pjesë në Spark.me?” dhe ta shpërndajnë me hashtag #SparkMe. Ata duhet të aplikojnë në adresën http://spark.me/2016/bloggers/. Data e fundit e aplikimit është 28 Shkurt, 2016. Lista e blogerëve zyrtarë të Spark.me do të publikohen në faqen e internetit në datën 15 Mars, 2016.

Spark.me sjell histori suksesi  nga bota e teknologjisë dhe biznesit. Kjo konferencë mbledh së bashku sipërmarrës, teknologë, marketerë, startup-e dhe entuziastë të teknologjisë dhe sipërmarrjes. Spark.me është një konferencë interaktive dy ditore e projektuar për t’ju frymëzuar, për të ngacmuar imagjinatën dhe për ta shndërruar idenë tuaj në një projekt të prekshëm.

Organizatorët e Spark.me do të shpallin folësit e tjerë javët që vijnë. Biletat e konferencës mund t’i gjeni në faqen e internetit  www.spark.me. Bileta e eventit kushton 250 €. Gjithsesi, organizatorët kanë nxjerrë në shitje 100 bileta me një çmim prej 80€ për blerësit e hershëm dhe 50 bileta për studentët me një çmim prej vetëm 50€. Numri i këtyre biletave ëshë i limituar dhe do t’ju shitet atyre që blejnë të parët. Biletat mund t’ju jepen personave të tjerë (“ndryshim i emrit të biletës), por nuk do të kenë mundësi rikthimi. Biletat e studentëve do të mund të blihen nga ata që vazhdojnë studimet bachelor, master, doktoraturë , mjafton të jenë 27 vjeç ose më të rinj.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja  teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipermarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1