Solaborate dhe HELLO prezantojnë të ardhmen e video conferencing në TechCrunch Disrupt

Solaborate dhe HELLO prezantojnë të ardhmen e video conferencing në TechCrunch Disrupt


Solaborate, themeluar nga Labinot dhe Mimoza Bytyqi, përbëhet nga një ekip prej 60 vetësh dhe janë zhvilluesit e pajisjes së avancuar të video komunikimit Hello.

Ata do të jenë pjesë e TechCrunch Disrupt ku do të prezantojnë pikërisht këtë pajisje inovative tek një audiencë e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm, investitorë dhe adhurues të teknologjisë.

Suksesi dhe inovacioni i Solaborate dhe HELLO bëri jehonë edhe në trevat shqipfolëse kur u shpallën Inovacioni i Vitit në edicionin e pestë të garës mbarëkombëtare të novatorëve shqiptar, Albanian ICT Awards.

Lexoni: Projekti i suksesshëm HELLO, shpallet Inovacioni i Vitit nga ICT Awards

TechCrunch Disrupt këtë vit përkon me 12 vjetorin e themelimit të rrjetit të TechCrunch, i cila është edhe shtëpia organizatore e kësaj ngjarjeje dhe një prej mediave më të mëdha në botë të teknologjisë.

Solaborate është një prej startupeve të ralla shqiptare që i bashkohet këtij evenimenti prestigjioz të teknologjisë.

solaborate-dhe-hello-prezantojne-te-ardhmen-e-video-conferencing-ne-techcrunch-disrupt-businessmag

Çdo vit në këtë kjo ngjarje gjejnë vend startupe revolucionare nga mbarë bota ku prezantojnë teknologji të cilat bëjnë diferencën si dhe mbahen diskutime të cilat nxjerrin në pah çfarë fshihet në mendjen e liderëve të inovacionit në botë.

Në këtë eveniment, CEO dhe themeluesi Labinot Bytyqi do të prezantojë në një demo live për pjesëmarrësit, të ardhmen e komunikimit me video, pajisjen HELLO.

Hello është një pajisje e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Lexoni: Shqiptaro-amerikani që ka lançuar produktin “Hello”

Hello ka përfituar investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo, e financuar me vlerë prej 1400%.

Labinot dhe Mimoza janë pjesë e AlbanianAmerica Success Stories, një projekt i themeluar në 2014-ën i cili vjen në mbështetje të historive Shqiptare të suksesit në SHBA.

/PcWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0