Société Générale ka hyrë në marrëveshje për të shitur paketën e saj kontrolluese të aksioneve në Société Générale Albania (SGAL) tek hungarezja OTP Bank. Mbyllja e këtij transaksioni pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm, subjekt i miratimeve nga autoritetet bankare dhe të konkurencës dhe miratimit të palëve të tjera të lidhura.
Me pjesë të tregut afërsisht 6%, SGAL është banka e 5-të më e madhe në tregun bankar shqiptar me aktivitet në të dy segmentet, retail dhe korporatë.
Gjatë muajve të ardhshëm, Grupi Société Générale dhe OTP Bank do të punojnë së bashku për të përftuar të gjithë autorizimet e nevojshme. Gjatë kësaj periudhe, Société Générale Albania do të vazhdojë t’iu shërbejë të gjithë klientëve retail dhe korporatë me të njëjtët standarde të larta ndërkohë që përgatiten për një tranzicion sa më të butë për klientët, duke siguruar stabilitetin e marrëdhënieve të tyre me bankën.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.