SME-të në Shqipëri, OECD: Mbështetje financiare ndaj tyre - Business Magazine Albania

SME-të në Shqipëri, OECD: Mbështetje financiare ndaj tyre


Organizata për Zhvillimin dhe Kooperimin Ekonomik i rekomandon Shqipërisë që të mbështesë politika të shëndosha për të luftuar informalitetin. Kjo do të nxiste zhvillimin e mëtejshëm të ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Në Tiranë u prezantua raporti i OECD për vendet e Ballkanit Perëndimor, përshfirë Turqinë, mbi situatën e SME-ve. Shqipёria renditet në mes të indeksit. Jemi në pozicion të mirë përsa i përket mjedisit operativ ku zhvillohet bizinesi, kuadrin rregullator dhe prokurimet publike. Ndërsa pozicionohemi poshtë mesatares në inovacion, ekonominё e gjelbër dhe arsimin mbi biznesin dhe gratë sipërmarrëse.

Për OECD vendi ynë duhet të zgjerojë mbështetjen financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe të ngrejë një regjistër falimenti.

SME-të-në-Shqipëri-Mbështetje-financiare-ndaj-tyre-businessmag

“Vlerësohet që në Shqipëri ky sektor të japë një kontribut që shkon rreth 80% nё formimin e GDP-së dhe të punёsojë rreth 40% të të gjithë të punësuarve që janë në tregun e punës në Shqipëri”, tha Milva Ekonomi, ministre Ekonomie.

Sektori i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri është mjaft i rëndësishëm dhe përfshin bizneset nga 1 deri në 250 të punësuar. Ai ndikoi me 67,7% në rritjen ekonomike të vendit në 2013 dhe mbetet punëdhënësi më i madh. Sipas sektorëve ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kryesohen nga tregtia, akomodimi dhe restorantet, për të vazhduar me manifakturën dhe ndërtimin.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0