Slack bëhet publik. Ja tre arsyet pse kjo është e rëndësishme

Slack bëhet publik. Ja tre arsyet pse kjo është e rëndësishme


Njerëzit që përdorin Slack ndahen në dy kategori: ose mendojnë se ky është mjeti më i mirë për bashkëpunim që nga emaili ose janë ata që e konsiderojnë thjesht një chat mesazhesh që nuk pushon kurrë.

Mëso më shumë për Slack në këtë artikull: Slack ka vendosur të bëhet publik në vitin 2019

Pavarsisht kujt grupi i përkisni, është e vështirë të mohosh rritjen e madhe të Slack në 5 vite. Sot, më shumë se 10 milionë përdorues dërgojnë 1 miliardë mesazhe çdo javë.

Kjo është një ditë e madhe për Slack. Kompania vendosi të bëhet publike.

Edhe nëse je një përdorues e Slack apo jo, duhet të kuptosh pse kjo është një gjë e madhe:

1. Nuk është një IPO

Normalisht, kur një kompani shkon publike dhe kërkon për një ofertë publike fillestare, ajo përfshin bankat e investimit të cilët veprojnë si nën-shkrues dhe shpërndajnë aksione. Kompania do të lëshonte aksione të reja që përdoren për të gjeneruar para në dorë dhe ato do të jenë ato që janë në dispozicion të publikut. Kjo nuk është ajo që po ndodh me Slack.

Slack do të listojë aksionet e saj direkt në Bursën e New York-ut. Këto aksione, që do të jenë në gjendje të tregëtohen nuk janë aksione të lëshuara rishtazi që gjenerojnë para për kompaninë, por janë aksione që aktualisht mbahen nga themeluesit, punonjësit ose investitorët. Në fakt, një ofertë e drejtpërdrejtë publike është më së shumti një mënyrë për personat e brendshëm që të zhbllokojnë vlerën e aksioneve të tyre dhe të gjenerojnë para në dorë.

Një nënprodukt i kësaj është se aksionet mund të mos jenë menjëherë të disponueshme sepse që tregu të hapet duke qenë se nuk ka një bankë investimi të madhe me miliona aksione për t’i ofruar publikut. Në vend të kësaj, aksionet do të bëhen të disponueshme kur aksionarët aktualë të vendosin të shesin.

  1. 16 miliadë dollarë është një shumë e madhe

Edhe pse zgjedhja e Slack-ut për një ofertë publike direkte do të thotë se nuk do të ngrejë para për biznesin e saj, çmimi fillestar i aksionit prej 26$ do të thotë se kompania do të vlerësohej me gati 16 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se dyfishi i vlerësimit prej 7 miliardë dollarësh gjatë raundit të fundit të investimit.

Për një kompani që kishte më shumë se 400 milionë dollarë të ardhura në vitin e kaluar fiskal dhe humbi 141 milionë dollarë, vlerësimi i ri është një shenjë se si kompania ashtu edhe investitorët janë mjaft optimist për të ardhmen.

Investitorët kanë treguar se oreksi i tyre për IPO të kompanive të teknologjisë vazhdon të rritet, pavarësisht disa përplasjeve të fundit për disa aksione të mëdha.

  1. Një shenjë e mirë për sipërmarrësit

Slack nuk është e vetmja kompani që ka dalë publike këtë vit dhe ofertat e mëparshme kanë patur rezultate të ndryshme. CroëdStrike, Fiverr dhe  Chewy të gjithë dolën publik këto javë dhe kanë parë një rritje të madhe në aksionet e tyre më shumë se 50% nga ofertat e tyre fillestare.

Por nga ana tjetër, disa oferta nuk kanë qenë shumë të suksesshme. Uber dhe Lyft, përshembull, të dy panë të ardhurat e tyre të lëkunden që në hapjen e tyre. Uber ka rikuperuar, por çmimi i aksioneve të Lyft mbetet me dritë të kuqe.

Slack ka patur një pozicion të tillë ku nuk kishte nevojë të rriste të ardhurat nga ofertat publike dhe në vend të kësaj u fokusua te bërja publike e aksioneve ekzistuese në tregun e stoqeve. Kompanitë po kuptojnë se të dalësh publik ka një kuptim të ri për të dyja paltë, dhe themeluesit dhe tregun.

to të fundit kapin shifrën e 1 miliardë mesazheve në ditë.

*Slack është një cloud i krijuar nga një grup i regjistruar që bashkëpunon me mjetet dhe shërbimet e ofruara, i themeluar nga Stewart Butterfield. Slack filloi si një mjet i brendshëm i përdorur nga kompania e tij, Tiny Speck, në zhvillimin e Glitch, një lojë online tashmë e prishur. Emri është një akronim për “Identifikim i Kërkueshëm i të Gjitha Bisedave dhe Njohurive” (Searchable Log of All Conversation and Knowledge).

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0