Skenë surreale në Disneyland Shangai. 33 mijë veta "mbyllen" të testohen për virusin Covid - Business Magazine Albania

Skenë surreale në Disneyland Shangai. 33 mijë veta “mbyllen” të testohen për virusin Covid

Disneyland Shangai

Në Shangai, Disneyland e Disneytown u mbyllën të Dielën deri të Martën, me qëllim parandalimin të epidemisë së mundshme. Dhjetëra mijëra persona brenda tyre po I nënshtrohen testimit të acidit nukleik. Parku lojërave zotërohet pjesërisht nga gjiganti i  Disney. Organizatorët paten premtuar surpriza për Halloëeen. Por surpriza e hidhur shkoi më tej. Kur asnjë nuk e priste, stafi mjekësorpo zhvillon teste në masë ndaj 33 mijë vizitorëve që nuk mund të dilnin. Kjo vjen pas rezultateve pozitive të testit COVID të një gruaje vizitore ditën e Shtunë.

Shangai Disneyland mbylli qendrat e brendshme të lojërave dhe ndaloi vizitorë të rinj. Disa lojëra në ambientet e jashtme qëndruan të hapura, ndërkohë që autoritetet qeveritare mbyllën derën e parkut, në mënyrë që asnjë të mos dilte pa bërë test të Covid.  Mbyllja krijoi skena të frikshme që u bënë virale në mediat sociale, pasi qindra njerëz me veshje të izoluar po testonin fëmijë dhe vizitorë të tjerë, ndërsa shpërthenin fishekzjarret.

Qeveria kineze mbylli njëkohësisht linjat e metrove që lidhin parkun në qytet dhe dërgoi 220 autobusë për të çuar vizitorët në shtëpi për vetë-izolim. Në këtë fillimjave ajo lajmëroi se ka testuar 33,000 njerëz të lidhur me një vatër të mundshme në Disneyland dhe asnjë nuk doli pozitiv. Megjithatë, Disnelyland lajmëroi se do qëndrojë i mbyllur në dy ditët e parsa të javës dhe ndoshta edhe në vijim.

Kjo nxjerr në pah edhe masat e ashpra AntiCovid që Kina po ndjek.

Fortune

https://twitter.com/i/status/1454835251818205187

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0