Skema e mbështetjes në bujqësi. Ja kush përfiton - Business Magazine Albania

Skema e mbështetjes në bujqësi. Ja kush përfiton

bujqësi

Mbështetja e bujqësisë është parashikuar në një nga vendimet e fundit të qeverisë. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj bëri të ditur se detajet e vendimit që përcakton kriteret për mbështetjen e fermerëve në skemën kombëtare të mbështetjes. Ky fond  pritet të mbështesë mbi 70 mijë fermerë. Elementet e skemës mbështetëse, janë ndarë në 8 masa.

Ato janë:

  1. -Mbështetja për lopët, në vlerën 10 mijë lekë për krerë, për tufa mbi 10 krerë në fermë.
  2. -Bagëtitë e imta, me një mbështetje 1200 lekë për krerë, për tufa mbi 100 krerë për fermë.
  3. -Mbështetjen për bletarinë në vlerën 1000 lekë për zgjua, ku ferma duhet të ketë të paktën 50 zgjoje.
  4. -Mbështetje për perimet, luleshtrydhet dhe rrushit në tavolina sera me vlerë 200 mijë lekë për hektar, por jo më shumë se dy sezone dhe jo më pak se një hektar fermë.
  5. -Kemi një produkt të ri, që bimët medicinale, kemi shtuar këtë vit dhe mbështetjen për bimët mjekësore me një vlerë 30 mijë lekë për hektarë, në jo më pak se  1 hektar të kultivuar.
  6. -Naftë për bujqësinë do të vijojë me të njëjtat kritere, por  me një ndryshim thelbësor këtë vit, që nuk do mundësohen më naftë nëpërmjet bidonave me naftë, por lekë në llogari.
  7. -Mbështetje për certifikimin e fermave organike.
  8. -Kriteret e skemës së naftës vijojnë të jenë të lidhur me sipërfaqen e tokës, jo më pak se 1 ha për fermë do jetë produktiviteti minimal i mbështetjes”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0