Skeleti robotik i jep përdoruesit fuqi të dyfishta

Skeleti robotik i jep përdoruesit fuqi të dyfishta

Skeleti robotik

Robotët mund të bëjnë punë të rënda, monotone dhe nuk lodhen asnjëherë. Por robotët ende nuk mund kenë inteligjencën dhe gjykimin e njeriut në qasjen ndaj punës. Tani ekziston një zgjidhje hibride: një skelet robotik që mund të vishet nga njeriu i cili i jep përdoruesit fuqi të jashtëzakonshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Matt Dibble sjell më shumë hollësi.

Megjithëse duket si një personazh i filmave me superheronj, skeleti robotik Guardian XO është gati për punë. Skeleti u jep përdoruesve një forcë më të madhe. Chris Beaufait drejton kompaninë Sarcos Robotics që ka prodhuar skeletin robotik.

“Kushdo që vesh Guardian XO mund të ngrejë deri në 90 kilogramë. Skeleti shton forcën dhe rendimentin e përdoruesit. Përdoruesi kryen lëvizje normale. Nëse shkoni të kapni dhe ngrini diçka, skeleti reagon ndaj lëvizjes tuaj dhe të jep forcën e duhur për të bërë atë aktivitet.”

Lexoni: Ish-bashkëshortja e Jeff Bezos bëhet gruaja më e pasur në botë

Skeleti robotik mbart peshën dhe e transferon përgjatë këmbëve në tokë. Mbajta e 90 kilogramëve ndjehet si vetëm 4.5 kilogramë, thotë zoti Beaufait. Gjatë një demostrimi, pjestarët e audiencës patën rastin të shohin se si krahu robotik u hep atyre supër-forcë.

Veshja e skeletit mund të kryhet brenda pak minutash dhe menjëherë reagon ndaj lëvizjeve të trupit të përdoruesit. Tara Scranton me kompaninë “Sarcos Robotics” po demostron skeletin robotik.

“Ky robot është shumë intuitiv. Ndjek veprimet e mia. Skeleti robotik ka një sistem kontrolli që mundëson çdo përdorues të komandojë robotët që të çlirojnë rrugën dhe roboti ndjek udhëzimet”, thotë drejtuesi i kompanisë Chris Beaufait.

Skeletët e parë robotikë mund të gjejnë përdorim në ushtri dhe kompanitë ajrore si dhe në ndërtimtari.

“Arsyeja e dytë më e zakonshme që dikush të humbasë punën është lëndimi i shpinës”, thotë zoti Beaufait. “Ata dëmtohen ndërsa ngrenë pesha të rënda dhe kryejnë veprime të përsëritura. Skeletët robotikë mund të marrin barrën nga përdoruesit dhe eleminojnë dëmtimet.”

Megjithëse ky skelet robotik do të ishte shumë i dobishëm për punët e shtëpisë, tani për tani ai do të përdoret nga industritë që mund të përballojnë një qera prej 100 mijë dollarësh në vit. /VOA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0