Skandali Volkswagen në 5 pyetje - Business Magazine Albania

Skandali Volkswagen në 5 pyetje


1. Çfarë bëri VW?
Kompania ka falsifikuar të dhënat e makinave të saj në SHBA, duke pretenduar se ishin më të pastra, seç realisht ishin.

2. Si e bënë atë?

Duke instaluar një software brenda kompjuterave, që njihte automatikisht kur makina po testohej dhe që tregonte nivelin e vendosur nga kompania të performancës së makinës.

3. Si u përhap problemi?
Rregullatorët thanë se 483 mijë makina të shitura në tregun e SHBA nga viti 2008 – 205 u gjetën me certifikata të dhënash të falsifikuara.

4. Cilët modele janë të përfshirë në skandal?

Modelet përfshijnë: Jetta, Beetle, Audi A3 and Golf nga 2009 në 2015 , duke përfshirë edhe Passat në 2014 dhe 2015.

5. Vetëm VW po e bën këtë?

Një investigim i SHBA ka treguar edhe se të tjerë kompani mund të kenë përdorur të njejtën praktikë për të shpërndarë mjetet e tyre në tregun e kësaj industrie.

Skandali i Volkswagen ka shpërthyer si një bombë e vërtetë në industrinë e makinave por jo vetëm. Skandali, që befasoi investitorët, pati ndikim të menjëhershëm tek aksionet e Volksëagen, të cilat që nga fillimi i javës kanë rënë në tregjet financiare me 30 për qind.

Mediat raportuan Martin Winterkorn u detyrua të japë dorëheqjen pasi u mësua skandali i trukimit me anë të një programi që tregonte shifra të pasakta të emetimit të gazrave.

Ajo çfarë bëri bujë tani është “pensioni i majmë” për Winterkorn. Mësohet se kompania i ka ofruar atij një bonus të jashtëzakonshëm pleqërie, prej 33 milionë dollarësh.

Skandali që ka përfshirë Volkswagenin po përhapet edhe në shtëpitë e tjera automobistike. Sipas gazetës gjermane “Bild”, edhe BMW mund të jetë përfshirë në këtë skanda: X3Drive 20d prodhon emetime gazi 11 herë më shumë se sa limiti i normave europiane. Kompania nga ana tjetër përgenjeshtron duke thënë se “BMW nuk i manipulon makinat e saj”.

Seat, nga ana tjetër, sipas gazetës spanjolle “El Pais”, ka montuar që nga 2009 mbi 500 mijë motorë diesel të inkriminuar. Seat është filiali spanjoll i grupit Volkswagen. Monitor

 

Burimi: gazetatema.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0