Situata hidroenergjitike në vend, reshjet rrisin prodhimin e energjisë - Business Magazine Albania

Situata hidroenergjitike në vend, reshjet rrisin prodhimin e energjisë


Reshjet e shiut që po bien këtë fillim marsi kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidroenergjetike në kaskadën e Drinit. Sipas të dhënave operative të Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare, uji në hidrocnetralin e Fierzës gjendet në nivelin 292.8 m, ndërsa prurjet janë rreth 350 m³/sek.

Niveli i Fierzës është rritur me 3.1 metra krahasuar me fillimin e muajit Shkurt. Po ashtu edhe në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës po akumulojnë rezerva të mëdha hidrike pasi niveli i ujit është i lartë.

Me qëllim minimizimin e nevojës së shkarkimeve pa prodhim energjie, KESH i ka vënë në punë të plotë të gjithë hidrocentralet dhe plani është që deri në 10 mars të prodhohen 24 milion kilovat orë energji në ditë, duke plotësuar kështu të gjitha nevojat që ka vendi.

Njëkohësisht Koorporata ka shitur energji në tregun e pa rregulluar duke hedhur në rrjet rreth 100 milionë kilovat orë për 10 ditët e parë të marsit.

 

/Top-Channel/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0