Sirius Wine, kompania kosovare që sjell verërat me të mira në botë, mes tyre dhe një Shqiptare - Business Magazine Albania

Sirius Wine, kompania kosovare që sjell verërat me të mira në botë, mes tyre dhe një Shqiptare


Sirius Wine është kompania më e madhe kosovare në importimin e verërave dhe alkoolit. Sirius Wine është pjesë e kartelës së lojalitetit, MANA, me të cilën mund të fitoni bonuse përmes pikëve të grumbulluara.

Dhe për këtë, gjatë gjithë muajit nëntor ju mund të fitoni ekstra pikë MANA, duke blerë produkte specifike tek Sirius Wine.

Kush është Sirius Wine?

Prodhuesit kryesor që bashkëpunojnë me Sirius Wine janë ndër më të njohurit në botën e prodhimit të verërave dhe alkooleve.

Sirus Wine sjellë më shumë se 50 shije të ndryshme të verërave me lloje të ndryshme të rrushit.

Është kompania e vetme që zotëron dhe operon me dyqanet e specializuara për pije alkoolike Wine Shopet dhe produktet e Sirius Wine nuk gjenden në markete.

Duke dashur që gjithçka të jetë profesionale, Sirius Wine ka të angazhuar ekspertin profesional Sommelierin (degustator profesional, titull ndërkombëtar për fushën e verërave) me diplomë nga instituti më i lartë që certifikon profesionin e Sommelierit.

Kjo bën që kompania të ketë gjithmonë stok të kontrolluar dhe të freskët për konsumim.

Sirius Wine ka zhvilluar 12 emisione për ngritjen e kulturës së verës dhe informimin e publikut për konsumim të moderuar. Emisionet quhen “Kultura e verës” dhe gjenden në Youtube me producent Sommelierin, Fidaim Rashiti, njëkohësisht edhe pjesë e jurisë për gjykimin e verërave më të njohura nga e gjithë bota në konkursin internacional të Lionit.

Kjo kompani, përpos shitjes dhe shpërndarjes, organizon edhe trajnime profesionale për pasionantët dhe restorantet (staf restorantesh) për njohjen, shërbimin dhe rekomandimin e verërave në çiftëzim me ushqime.

Qëllimi dhe misioni i kompanisë Sirius Wine është trajtimi profesional i verërave, ngritja e kulturës së konsumimit dhe kujdesi ndaj konsumatorit. Ndërsa, motoja kompanisë është “Eja edhe ti, gjeje shijen tënde”.

Llojet e verërave dhe alkooleve që importon Sirius Wine:

Franca (Baron Edmond de Rothschild, Christian Moreau Chablis, Chateau Lamothe Vincent, M. Chapoutier, Chateau de Ferrand, Vinovalie)

Italia (Fantinel, La Roncaia, Vigneti)

Shqipëria (Kantina Arbëri)

Champagne (A.R Le Noble) Francë

Cognac (Chateau Montifaud) Francë

Armagnac (Castarede) Francë

Calvados (Chateau du Breuil) Francë

Whisky (Highland Queen) Skoci.

 

burimi: indeksonline.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0