Sipërmarrjet sociale tashmë një risi inovative edhe në Shqipëri - Business Magazine Albania

Sipërmarrjet sociale tashmë një risi inovative edhe në Shqipëri


Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Milva Ekonomi mori pjesë ditën e djeshme në konferencën e titulluar: “Risitë Institucionale për një ekonomi në shërbim të së mirës së përbashkët, rasti i shoqërive benefit në Itali”, e cila u organizua nga Qendra Europiane e Shkencës për Paqe, Integrim dhe Bashkëpunim (CESPIC), pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”. 

Në konferencë u diskutua mbi rolin e shoqërive benefit dhe për mundësinë e implementimit të tyre në Shqipëri.

Lidhur me këtë temë, Ministrja Ekonomi tha në fjalën e saj se tashmë falë dhe iniciativës së kësaj qendre, në Shqipëri është miratuar ligji i ndërmarrjeve sociale, i cili është në përputhje me direktivat e BE, një ligj që nënkupton që disa ndërmarrje të krijojnë një njësi të vogël, e cila punëson të varfër, njerëz që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për të qenë në tregun e punës.

Ajo shtoi se ligji është një hap i madh përpara për të ndihmuar sadopak grupet e margjinalizuara.

“Për të stimuluar pikërisht përgjegjësinë korporative të ndërmarrjeve, në MZHETTS është hartuar një program pune për periudhën 2015-2020, ku do të ketë edhe më shumë shanse që edukata e përgjegjësisë korporative të bëhet pjesë.

Pra, nga njëra anë të shpërndahet kultura e dijes dhe nga ana tjetër të stimulohen njerëzit që kanë paaftësi”, tha Ministrja Ekonomi në këtë konferencë.

burimi: shqiptarja.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0