Sipërmarrje sociale apo biznes social. Ja ndryshimi dhe ngjashmëritë

Sipërmarrje sociale apo biznes social. Ja ndryshimi dhe ngjashmëritë


Një studim në terren tregon se në Shqipëri ka rreth 177 ndërmarrje sociale. Nëse do të përfshijmë edhe bizneset sociale numri relativisht do të rritet. Qeveria shqiptare ka parashikuar që të ketë një fond në dispozicion për të mbështetur ndërmarrjet sociale, për rreth 166 prej tyre.

Shpërndarja gjeografike e tyre është e madhe, ku kryeson Tirana, më pas Shkodra, Malësia e Madhe dhe Lezha, ku ekpseriencat e organizatave të huaja kanë sjellë eksperiencën e tyre në Shqipëri. Në vendin tonë në aspektin e formës ligjore, sipërmarrja sociale, mbështetet me ligje dhe struktura të veçanta, të cilat e kanë copëzuar këtë koncept. E kontaktuar nga BusinessMag.al konsulentja e biznesit Alida Kondi, na jep një informacion më të detajuar lidhur me bizneset dhe ndërmarrjet sociale, kriteret që duhet të plotësojnë këto biznese për t’u quajtur të tilla, si dhe çfarë parashikojnë këto biznese.

Biznes Social, konsiderohet çdo inciativë e bizneseve, të cilat fitimin e tyre nuk e shpërndajnë, por e përdorin për zgjerimin e veprimtarisë, duke e orientuar drejt sigurimit të një ndikimi social në shoqëri, në ndihmë të shtresave të pafavorizuara. Biznes social quhet ai biznes i cili përmbush këto kritere:

  • Objektivi parësor i veprimtarise është arritja e qëllimit social dhe mjedisor, se sa sigurimi i fitimeve për pronarët apo aksionerët
  • Fitimi shtesë përdoret për arritjen e objektivave sociale
  • Menaxhimi bëhet nga sipërmarrës socialë në mënyrë transparente, përfshirë edhe punonjësit, klientët dhe palët e tjera të interesuara

Ndërmarrja Sociale duhet të ruajë formën ligjore të një Organizate jofitimprurëse, e cila mund të zhvillojë një veprimtari ekonomike fitimprurëse, por duke përmbushur kriteret ekonomike dhe sociale, për të marrë statusin e një Ndërmarrje Sociale.  Për të përmbushur kriteret ekonomike, ndërmarrja sociale duhet të:

  • Ushtrojë veprimtari të vazhdueshme në fushën e prodhimit të mallrave ose ofrimit të shërbimeve,
  • 20% e të ardhurave, pas vitit të dytë dhe 30% e të ardhurave, pas vitit të tretë, të realizohen nga veprimtaritë e parashikuara me ligj.
  • Përfshijë të paktën 3 punonjës me pagesë.
  • Të ardhurat e realizuara nga veprimtaria ekonomike të shërbejnë për zgjerimin e vazhdueshëm të veprimtarisë së tyre.

Parashikohet që Ndërmarrja Sociale të sigurojë që 30% e të punësuarve t’u përkasin kategorive të grupeve të pafavorizuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.

Lexo: 3 mënyra për të rritur përgjegjësinë sociale në modelin tuaj të biznesit

Çfarë parashikojnë bizneset dhe ndërmarrjet sociale?
Ndërmarrjet Sociale do të synojnë të rrisin punësimin e personave nga kategoritë e grupeve të pafavorizuara, të cilët kanë pengesa më të mëdha për të hyrë në tregun e punës, si dhe të ardhurat e siguruara të shërbejnë përsëri për të ofruar shërbime sociale për shtresat më të pafavorizuara të shoqërisë. Buxheti i Shtetit mbështet ndërmarrjet dhe bizneset sociale për të qënë në gjendje të punësojnë sa më tepër individë nga grupet e pafavorizuara.

  • Buxheti Total është 249,760,000 ALL (2 milion Euro) për një periudhë 2019-2021
  • Asistenca mbulon 70% të kostove të ligjshme, por jo më tepër se sa 1.5 milion ALL (12,000 Euro)
  • Sipas llogaritjeve minimumi 166 Ndërmarrje Sociale mund të përfitojnë nga Fondi i Ndërmarrjeve Sociale për një periudhe 3 vjeçare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0