Sipërmarrësit shqiptarë në rrugën Enrico Stivenson në Romë - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit shqiptarë në rrugën Enrico Stivenson në Romë


Në rrugën Enrico Stevensson, pranë Sheshit Bolonja në Romë, disa të rinj shqiptarë kanë sjellë një frymë të re biznesi. Dinamika, energjia dhe korrektësia që karakterizon shqiptarët ka bërë që zona të marrë një tjetër ritëm ekonomik. Mes bareve, restoranteve, zyrave të arkitekturës dhe projektimit, pikave të ndryshme të shitjes dhe shërbimit ne takojmë Sigrida Shutin dhe Arben Shpatën.

Sigrita çon përpara restorantin e saj, ndërsa Arbeni ka një zyrë projektimi dhe zhvillimi. Ndërkohë që Sigrida u shërben banorëve të zonës dhe turistëve, Arbeni po punon me skuadrat e tij të projektimit në të gjithë Italinë.

Prej 7 vitesh Sigrita Shuti drejton sipërmarrjen e saj. Ajo vjen nga një përvojë që e ka shënuar fort jetën e saj. Studente në infermieri, në vitin 1999 Sigrida i bashkohet skuadrës italiane të Kryqit të Kuq, gjatë pritjeve në Kukës të mijëra kosovarëve. Pas tronditjeve dhe dhimbjeve që pa me sy, Sigrida vendos të ikë në Itali, fillimisht në Gaeta tek kushëria e saj, për t’u zhvendosur përfundimisht në Romë. Në mbrëmjen që e takojmë, kuptojme se vajza që luftoi shumë për të bindur babain të ikë e vetme në Itali, sot rrethohet nga nipër e mbesa, të cilët vijnë dhe e takojnë pasi kanë përfunduar punët, ose janë duke punuar pikërisht në restorantin e saj, si kamarierë e kasierë.

Vakti i ushqimit është një moment për t’u karikuar me energji, por edhe për të pyetur njëri-tjetrin rreth ecurive të punëve. Tek Sigrita shkojmë bashkë me Arbenin, pasi ai mbaron mbledhjet me grupet e tij të punës dhe ka bërë në mëngjes një xhiro në kantieret ku punonjësit e tij janë të angazhuar.

Shpirti sipërmarrës dhe ecuria e mirë e punës në qendrën historike të Romës, nuk e shuan dëshirën e tyre për investuar në Shqipëri, por e pranojnë se mes vlerësimeve, kanë gjetur lehtësisht më shumë mundësi pikërisht në një prej qyteteve më të vjetra e të shtrentja në Botë.

Sigrita tregon se para se të hapte biznesin në Romë bëri një studim tregu në Shqipëri, i cili nuk rezultoi në favor të vendit të saj të lindjes. Arbeni ndërkohë, ende sheh me interes tregun e vendlindjes.

Sipërmarrësit shqiptarë në Itali janë mbi 31 mijë, sipas të dhënave zyrtare të raportuara nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë së Italisë. Ky numër përkon me rreth 25% të ndërmarrjeve aktive sot në Shqipëri. Shpirti sipërmarrës duket më i fortë mes emigrantëve, ku mes 450 mijë të tillëve lindën 31 mijë sipërmarrje, ndërsa mes 2.8 milionë banorëve numërohen rreth 123 mijë biznese.

Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë, shqiptarët renditen të katërtit mes të huajve në Itali për nga numri i sipërmarrjeve. Emrat shqip të regjistruara në Dhomat e Tregtisë përbëjnë rreth 5% të gjithë ndërmarrjeve të huaja.

Lexo: Arben Shpata, shqiptari që po ristrukturon objektet publike në Itali

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0