Sipërmarrësit e huaj, investime në teknologji për agrobiznesin - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit e huaj, investime në teknologji për agrobiznesin


Sipërmarrës italianë dhe izraelitë, po ndërmarrin investime konkrete për agrobiznesin shqiptar, në drejtim të implementimit të teknologjive të reja moderne për përpunimin e produkteve bujqësore.

Risi teknologjike në përpunimin e produkteve bujqësore u bënë publike në një konferencë kombëtare në Tiranë të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i AgrobiZnesit Shqiptar, Universiteti Bujqësor, ku merrnin pjesë edhe fermerë të interesuar nga i gjithë vendi.

Sipërmarrësi italian Angelo Amato, organizator i konferencës, u shpreh se tregu shqiptar po ofron për investitorët e huaj, gjithnjë e më shumë mundësi dhe klimë të lehtësuar për të bërë biznes. Në këto kushte, vijoi ai, po prezantojmë teknologjitë inovative italiane për të bashkëpunuar me agrobiznesin shqiptar, në përpunimin e produkteve bujqësore, me destinacion tregun e huaj.

“ Makineritë e teknologjitë e prezantuara të prodhuara nga kompanitë e pranishme, përmbushin të gjitha kërkesat në drejtim të cilësisë së produkteve, reduktimin e konsumit të ujit, energjisë dhe të uljes së kostos së prodhimit, si dhe reduktimin e ndikimit në mjedis dhe uljen e ndotjes”, tha ai.

Avner Galili, përfaqësues i kompanisë izraelite “JURAN”, prezantoi makinerinë bashkëkohore të përpunimit të shegës, e cila sipas tij është unikale në llojin e vet. Teknologjitë izraelite, tha ai, po gjejnë një shtrirje të gjerë në sektorin e agrobiznesit shqiptar, duke dhënë një kontribut të madh në rritjen e efiçencës dhe cilësinë e prodhimit.

Një prej makinerive që tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve ishte ajo për përpunimin e qumështit. “Makineritë që do te vihen në dispozicion shërbejnë për fermat e vogla e të mesme, dhe ofrojnë cilësi të lartë përpunimi te produkteve vendase. Makineritë “CASARO”, për përpunimin e qumështit, funksionimi i të cilave bazohet në filozofinë “Të gjitha në një”, ofrojnë një rendiment mbi 65%” tha përfaqësuesja Ivana Cerri.

Ndërsa Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, vuri ne dukje se së shpejti nis programi 2017-2020, ku do të financohen rreth 2500 projekte në të gjithë vendin me një fond që arrin në 96 milionë euro, prej të cilave 25% janë të Qeverisë Shqiptare.

Burimi: Shkruar nga Etleva Xhajanka dhe publikuar në ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0