Sipërmarrësi që ka punuar me Elon Musk-un na tregon formulën e thjeshtë të suksesit

Sipërmarrësi që ka punuar me Elon Musk-un na tregon formulën e thjeshtë të suksesit


 Nëse mendoni se paratë dhe inteligjenca janë e vetmja gjë që ju duhet të jeni të suksesshëm, mendoni përsëri.

Sipas sipërmarrësit Jim Cantrell, i cili ka punuar me Elon Musk si pjesë e ekipit themelues të SpaceX, këta dy faktorë përbëjnë një pjesë të vogël të asaj që duhet për të arritur sukses të jashtëzakonshëm.

“Inteligjenca është më shumë një mjet që ju mundëson të jeni të suksesshëm sesa vetë një përbërës”, shkruan Cantrell.

Megjithëse Cantrell nuk është më i punësuar në SpaceX, vitet e tij të përvojës duke këshilluar miliarderët dhe kompanitë e teknologjisë së bashku me punën e tij të gjerë me Musk, me sa duket i kanë mësuar se çfarë është suksesi i vërtetë.

Suksesi, shkruan ai, mbështetet në një “formulë të vetme të thjeshtë” që bazohet në tri gjëra, për të cilat Bill Gates, Mark Cuban dhe Jeff Bezos duket se bien dakord gjithashtu:

  1. Pasioni

Bëni atë që keni pasion në jetë. “Pa pasion, ju nuk mund ta doni punën tuaj dhe kurrë nuk mund të jeni më i miri ose të jeni më mirë se të tjerët”, shkruan Cantrell.

Njerëz të tjerë shumë të suksesshëm e kanë thënë të njëjtën gjë. Në një seksion me pyetje-përgjigje në ABC.net, bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë: “Nëse je me fat kur je shumë i ri, bëj diçka për të cilën je i pasionuar. Këtë bëra unë kur isha 13 vjeç. Mësova për kompjuterët dhe për produktet softuerike.”

  1. Talenti

“Bëni diçka që dini ta bëni mirë ose keni talent për të”, shkruan Cantrell. Duke bërë një punë që është e vështirë dhe në të cilën keni mungesë aftësish, ju do të jeni në disavantazh me njerëzit më të talentuar brenda së njëjtës fushë, shpjegon ai.

Sipërmarrësi miliarder Mark Cuban thotë gjithashtu se prirjet dhe përpjekjet janë shpesh ato që çojnë në pasion. Ai e përdor veten si një shembull.

Një nga punimet e para të kolegjit të miliarderit ishte shitja e softuerit në një dyqan, gjë që kërkonte që ai të mësonte se si përdorej një sistem kompjuterik. Megjithëse Cuban nuk kishte bërë pothuajse asnjë kurs lidhur me teknologjinë, sipërmarrësi e mësoi veten se si të përdorte softuerin dhe duke vepruar kështu, ra në dashuri me teknologjinë kompjuterike.

“Mund të punoja shtatë apo tetë orë pa menduar për pushim”, shkruan ylli i “Shark Tank”. “Në këtë moment kuptova se unë mund të jem shumë, shumë i mirë në teknologji.”

“Kur jeni të mirë në diçka, të apasionuar dhe punoni shumë për të shkëlqyer dhe të jeni më i miri në atë që bëni, ndodhin gjëra të mira”, thekson Cuban.

  1. Vlera

“Ju mund të keni idenë më të mirë në botë dhe entuziazmin më të madh në lidhje me të, por nëse askush nuk e pëlqen, atëherë është një gjë pa vlerë”, thotë Cantrell.

“Bëni diçka që krijon vlerë dhe mund të shitet në një treg aktual apo të ardhshëm,” këshillon sipërmarrësi.

Themeluesi i Amazon, dhe tani personi më i pasur në botë, Jeff Bezos e përshkruan këtë teori. Gjigandi i shitjes me pakicë ishte në gjendje të zgjerohej kaq shpejt, sepse Bezos ofroi një shërbim që klientët e konsideronin të vlefshëm: një koleksion i gjerë i produkteve në një platformë të përshtatshme online.

Kur Amazon ia filloi, kompania shiste vetëm libra. Menjëherë pas kësaj, Amazon filloi të shiste muzikë dhe video. Duke kërkuar që të zgjeronte biznesin e tij, Bezos iu drejtua klientëve për të vlerësuar se çfarë donin të blinin.

“Ne jemi gjithmonë të përqendruar tek klienti, duke punuar për nevojat e tij, duke zhvilluar aftësi të reja, në mënyrë që të kënaqim atë që ne e perceptojmë si nevojë e ardhshme e klientëve”, thotë Bezos.

Nëse i kombinoni këto tre elemente në përpjekjet tuaja në jetë, do të jeni shumë të suksesshëm dhe paratë do të vijnë vetë.

CBNC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0