SIPËRMARRËSI DURIMTAR I GJINARIT

SIPËRMARRËSI DURIMTAR I GJINARIT


Ngjitja deri tek “Tre bujtinat” ia vlen për të provuar shije autentike, por edhe për të takuar Kastriot Markun,  themeluesin e resortit të njohur në Gjinar të Elbasanit.

Ajo që na befason në secilën nga vilat e ndërtuara me shije është arkitektura, shartesë e traditës shqiptare dhe qyteteve Alpine të Evropës ku ka udhëtuar protagonisti i këtij destinacioni turistik.

Bashkimi i energjive dhe dijeve me babain e bashkëudhëtares së tij Manjolës,  Kostandin Tavanxhiun  bëri sintezën e Beratit dhe Burrelit.  Tradita e dy familjeve shprehet në kulturën e shërbimit, kuzhinën shqiptare ashtu edhe mobilimin ose veshjen e brëndshme të mjediseve pritëse. Tryeza nis me byrekun me arra, një inovacion i gatimit i shpikur nga familja , vijon me pjatat me mish keci, zogj fshati dhe përsheshi me gjelin e  detit, bugaçet dhe tavën e kosit firmato elbasanase.

Rrethuar me objektet e dekorit Kuq e Zi të Flamurit shqiptar , Kastrioti na tregon stendën e produkteve natyrale ku dallohen reçelërat e kajsisë, luleshtrydheve e ftoit, kompostot e frutave të pyllit, trahanatë e “Tre Bujtinave” e dy lloje likernash me thana e arra.  Modestisht pranon se janë afro 200 familje në 1000 metra lartësi në Gjinar , të cilat  punësohen në këtë resort me kohë të pjesshme përgjatë vitit.

Sipërmarrja e parë e tij është një  fabrikë mobiljesh, të cilën e drejton prej vitesh në Elbasan.

 

Kastrioti thotë se “Tre Bujtinat” nisën për të argëtuar fillimisht në fundjavë vetë familjen. Vijues i rrugës së lartësive arbërore në Gjinar, prej nga është prejardhja e  Gjergj Aranitit, (Princi  që ndihmoi kryeheroin), megjithëse pengesat, si rrugë të pamirëmbajtura, apo mungesa herpas-here e energjisë elektrike tregohet i vendosur për të ecur përpara.

Trokitja “kuq e zi” e gotave me shurupin aperitiv të thanës, vjen si ftesë për Festat e Pavarësisë Kombtare e si thirrje drejtuar bashkombasit për të mbështetur njëri-tjetrin.

 

Shkrim nga Andi Bica, Beti Kumi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0