“Njerëzit të cilët thanë se kishin ndryshuar mendjen për kandidatët presidencialë theksuan se mediat sociale kishin ndryshuar mendimin e tyre në një drejtim më negativ”, tha hulumtuesja e asociuar e Pew, Monica Anderson në një postim në lidhje me sondazhin.
“Të anketuarit të cilët treguan se kishin ndryshuar mendjen e tyre në lidhje me Clinton ishin tre herë më shumë të predispozuar të ndryshonin mendim në një drejtim negativ sesa në pozitiv (24% kundrejt 7%) dhe të anketuarit të cilët kishin ndryshuar mendje për Trump ishin gati pesë herë më shumë të predispozuar që mendimi i tyre të bëhej më negativ në krahasim me atë pozitiv (19% kundrejt 4%), “shtoi ajo.
Këtu janë disa nga përgjigjet e anketuesve të Pew-së – 4,579 të rritur të zgjedhur rastësisht që jetojnë në familje dhe janë përfaqësues të popullsisë kombëtare:
• “Trump vazhdon të shpreh mendimin e tij tepër “të egër” në lidhje me emigracionin dhe bëri që respekti im për të venitej.”
• “Të gjitha videot që qarkullojnë në lidhje me Hillary Clinton dhe shthurjen e postës elektronike të saj më bënë të mendoj se ajo është edhe më e keqe dhe më e korruptuar sesa mendoja fillimisht.”
• “Video e zezakëve të vrarë nga policia më ka bërë më të zemëruar.”
• ” Fillimisht kam qenë kundër martesës së homoseksualëve por tani e kam pranuar atë.”
Pyetja në thelb është nëse njerëzit mund të ndikohen nga informacioni që ata shofin në mediat sociale. Nëse përgjigja është po, atëherë ne duhet të besojmë në fuqinë e gënjeshtrave virale, që ata përhapin në mediat sociale.
Me kufinj të ndryshëm të gabimit, mostra e Pew-së, në një nivel 95% të besimit, përfshiu 3,571 përdorues të mediave sociale, 3163 prej të cilëve ishin përdorues të Facebook.
Nga popullata e përdoruesve të mediave sociale, 1557 thanë se ata ishin republikan apo republikan me prirje, ndërsa 1.929 ishin demokratë apo të përkulur në atë drejtim.
Ata të cilët ishin të vetë-identifikuar si demokratë liberalë kishin më shumë gjasa të thoshin se kishin ndryshuar mendjen për një çështje politike apo sociale, për shkak të diçkaje që ata panë në mediat sociale, në 25% në përgjithësi. 13% e republikanëve konservatorë thanë të njëjtën gjë.
Mbani mend se shumica dërrmuese – 80% – e individëve të anketuar thanë se kurrë nuk kanë ndryshuar mendimin e tyre për kandidatët për shkak të mediave sociale.
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.