Sipas një studimi, këto këngë ju ndihmojnë të largoni stresin - Business Magazine Albania

Sipas një studimi, këto këngë ju ndihmojnë të largoni stresin


Kur gjërat nuk shkojnë siç duhet në punë, shkollë apo në jetën tonë personale, ne mundohemi të përdorim teknika të ndryshme për të qetësuar nervat.

Stresi ose përkeqëson ose rrit rrezikun e sëmundjeve shëndetësore si sëmundjet e zemrës, obeziteti, depresioni, problemet gastrointestinale, astma, etj.

Ja një këshillë nga shkenca për të larguar stresin: krijoni një listë muzikore me 10 këngët të cilat janë më relaksueset në botë.

Muzika është një mënyrë e thjesht, por shumë efektive, për t’u shkëputur nga email-et, takimet, mbledhjet, afatet, rrjetet sociale dhe presioni e stresi që shkakton secila prej tyre.

Terapia e muzikës njihet si një mënyrë për t’u relaksuar dhe përmirësuar shëndetin. Për shekuj me rradhë, kultura indigjene kanë përdorur muzikën për të rritur mirëqenien dhe për të përmirësuar kushtet shëndetësore.

Tani, psikologët nga Mbretëria e Bashkuar kanë specifikuar cilat melodi janë ato të duhurat për listën tuaj muzikore.

Studimi është kryer me pjesmarrës të cilët duhet të zgjidhin puzzle të vështirë sa më shpejt të ishte e mundur. Këto puzzle shkaktonin një nivel të caktuar stresi dhe pjesmarrësit dëgjonin këngë të ndryshme, ndërkohë që studiuesit masnin aktivitetin e trurit, rrahjet e zemrës, presionin e gjakut dhe shkallën e frymëmarrjes.

Sipas Dr. David Lewis-Hodgson nga Mindlab International, i cili drejtoi këtë kërkim, kënga Weightless nga Marconi Union zvogëloi me 65% ankthin e pjesmarrësve.

Kjo është e mrekullueshme.

Po aq i mrekullueshëm është fakti se kënga në të vërtetë është krijuar për këtë qëllim. Grupi që krijoi

“Weightless”, Marconi Union, e bëri këtë në bashkëpunim me terapistët e tingujve. Harmonitë e kwsaj kënge janë të rregulluara me kujdes, ritmet dhe linjat e basit ndihmojnë në ngadalësimin e rrahjeve të zemrës së dëgjuesit, zvogëlojnë presionin e gjakut dhe ulin nivelin e kortizolit, hormoni i stresit.

“Kënga ‘Weightless’ ishte aq efektive, saqë shumë gra përgjumën dhe unë do të këshilloja të mos e dëgjoni këtë këngë gjatë rrugëtimit tuaj me makinë sepse mund të ishte e rrezikshme,” tha Dr. David Lewis-Hodgson.

Prandaj miq, iu sugjerojmë t’i “përdorini” këto këngë vetëm për të larguar stresin:

10. “We Can Fly” nga Rue du Soleil (Café Del Mar)

9. “Canzonetta Sull’aria” nga Mozart

8. “Someone Like You” nga Adele

7. “Pure Shores” nga All Saints

6. “Please Don’t Go” nga Barcelona

5. “Strawberry Swing” nga Coldplay

4. “Watermark” nga Enya

3. “Mellomaniac (Chill Out Mix)” nga DJ Shah

2. “Electra” nga Airstream

1. “Weightless” nga Marconi Union

/AOL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0