Sigurimet, vijojmë të kujtohemi kur ndodh fatkeqësia - Business Magazine Albania

Sigurimet, vijojmë të kujtohemi kur ndodh fatkeqësia

Dhjetëra familje të mbetura pa shtëpi pas tërmetit në Korçë, risollën edhe një herë në vëmendje se sa pak të siguruar jemi, për banesën, nga fatkeqësitë natyrore etj. Ndërkohë, drejtuesit e qeverisë u rishfaqën sërish për të thënë se do të bëjnë investime me fondet e emërgjencës.

Sigurisht, ju do të thoni se familjet e atyre fshatrave janë shumë të varfër për të shpenzuar për sigurimet. Ndërkohë, prej rreth 20 vitesh është krijuar një rreth vicioz mes varfërisë, nivelit të ulët të sigurimit dhe pasigurisë.

Drejtuesi i Shoqatës së  Siguruesve, tregon në një intervistë për Businessmag se opsionet për të qënë më të sigurt janë të shumta. Nëse zgjidhet një pagë minimale vjetor, në çdo rast zhdëmtimi do të jetë më i lartë se zgjidhja e pritshme nga fondet e emergjencave. Një zgjedhje tjetër mund të jetë sigurimi i pjeshshëm nga buxheti i shtetit.

Kjo sugjerohet më së shumti në bujqësi, ku nevoja për investim është ndërsa mundësia e fermerëve për të ecur më të sigurt mbetet e ulët.

Edvin Libohova, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve, thotë se, “Sigurimet e detyrueshme janë të pakëta ndërsa duhet të jenë më tepër pasi sigurojnë mbrojtjen e konsumatorit. Sigurimi nga katastrofat natyrore, sigurimi i bujqësisë, janë me risk të lartë. Në këtë rast mund të ofrohet  pagesa buxherote për mbështetjen e primit, ku 70% e kësaj shume të financohet nga shteti. Janë bërë propozime për këtë ligj dhe ende nuk ka një hap konkret”. Fermeri kërkon subvencion. Qeveria, siç ka në fokus nxitjen e fermerëve, ashtu mund të nxisë edhe sigurimin e tyre.

Me një orientim tek sigurimet e detyruara, sot një shqiptar shpenzon mesatarisht 40 euro në vit, ndërkohë shpenzimi individual për sigurime në rajon është mbi 100 euro. Tregu ynë është i përqënduar tek sigurimet e detyruara.

Në fakt, edhe pse kompanitë e sigurimeve prej kohësh kërkojnë të shtojnë gamën e sigurimeve në treg (dhe për këtë po përpiqen të rrisin informimin e publikut e të nxisin politikat e qeverisë për të përmirësuar legjislacionin), ka edhe sigurime të detyrueshme që në fakt nuk janë të tilla. Siguria e banesës, sigurimi i detyrueshëm në ndërtim, sigurimimi i hoteleve, restoranteve, Sigurimi i operatoreve turistikë etj, janë sigurime që edhe pse ka një ligj që i detyron, mungojnë udhëzimet dhe strukturat që duhet të ndjekin zbatimin e këtij procesi, duke i bërë joekzistuese si sigurime.

Po Shoqata e Siguresve çfarë po bën aktualisht?!

Roli i saj është që të organizojë tregun e sigurimeve duke ofruar mbështetjen e nevojshme për ndryshimet në legjislacion, për zgjerimin  e tregut, mbrojtjen e konsumatorit,  zhvillimin e politikave, perspektivën e këtij tregu për t’iu afruar tregut rajonal dhe europian. Krahas një stafi të vogël, Shoqata e Siguruesve ka organizuar 5 komunitete ku çdo shoqëri ka nga një anëtar përfaqësues. Komiteti merret me probleme të veçanta ligjore, tregu, zhvillimet e sistemeve informatike, etj. “Në bazë të fushave të funksioneve të tregut kemi organizuar pesë komitetet që mblidhen herë pas here dhe konsultojnë probleme që shqetësojnë tregun. Po të marrim situatën aktuale dhe rolin e shoqatës, jemi promotorë që tregu të zhvillohet në drejtime dhe standardet që kërkon trendi ynë drejt Europës”, thotë Libohova.

Detyra themelore e shoqatës është edukimi financiar i konsumatorit. “Kemi filluar takime me studentët,  duke i nxitur ata të bëjnë internshipe dhe do të zhvillojmë për herë të parë këtë vit Ditët e Sigurimeve” thotë ai.

Shoqata ka zhvilluar gjithashtu seanca trajnimi me mësuesit e shkollave të mesme profesionale të qyteteve Vlorë, Berat, Lezhë dhe Tiranë. Këta mësues japin lëndën e sigurimit dhe projekti mbështetej nga SwissContact. Sipas Lobohovës, “16 mësues për 4 ditë kanë marrë njohuritë bazë të sigurimeve nga ekspertët më të mirë. Pra, ka mungesë informacioni edhe tek ata që e transmetojnë këtë lëndë në shkolla”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0