Krifca në takimin e parë si Presidente e CIHEAM: Planifikuam detyrat dhe prioritetet strategjike - Business Magazine Albania

Krifca në takimin e parë si Presidente e CIHEAM: Planifikuam detyrat dhe prioritetet strategjike

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka zhvilluar sot takimin e parë të punës si Presidente e CIHEAM me Sekretarin e Përgjithshëm, Teodoro Miano dhe ekipin që drejton punët e Sekretariatit në selinë në Paris.

Në një postim në rrjetet sociale, Krifca thekson se në takimin e parë të punës planifikuan detyrat dhe prioritetet strategjike të CIHEAM për promovimin e sistemeve ushqimore dhe bujqësore.

“Zhvilluam takimin e parë të punës në rolin e Presidentes së CIHEAM – Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Avancuara Agronomike të Mesdheut – me Sekretarin e Përgjithshëm, Teodoro Miano dhe ekipin që drejton punët e Sekretariatit në selinë në Paris. Planifikuam detyrat dhe prioritetet strategjike të CIHEAM për promovimin e sistemeve ushqimore dhe bujqësore, shqyrtuam disa prej nismave kryesore për të cilat do të bashkëpunojmë me të gjitha vendet anëtare për t’i çuar përpara”, shkruan Krifca.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca mori më 1 prill 2023 zyrtarisht detyrën e Presidentes së Institutit Ndërqeveritar për Studime të Avancuara Agronomike Mesdhetare të Barit (CIHEAM-it).

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0