Si u zgjidh ceshtja e CEZ-it - Business Magazine Albania

Si u zgjidh ceshtja e CEZ-it


Ministri i Ekonomise, Damian Gjiknuri dhe ai i Financave, Shkelqim Cani kane raportuar paraditen e se martes ne komisionin e ekonomise, lidhur me situaten ne sektorin energjitik.

Ne fjalen e tij ministri Gjiknuri e vuri theksin tek situata e rende ne te cilen u gjet ky sektor, ndersa nenvizoi se marreveshja e negociuar me CEZ ishte zgjidhja optimale per palen shqiptare.

“Sistemi energjitik u gjet ne gjendje shume te rende. Nese nuk do te nderhyhej ai mund te shkonte ne kolapls. Gjithashtu, nese çeshtja e CEZ do shkonte ne arbitrazh situata e renduar do zgjaste deri ne 5 vjet dhe nuk do beheshin dot investime ne energjitike”, ka thene Gjiknuri.

Ai ka thene se, mundesite qe pala shqiptare te fitonte ndaj kompanise çeke ne arbitrazh ishin shume te vogla dhe ka shtuar se negociatat e zhvilluara per zgjidhjen e kontestit ishin transparente.

Duke folur per te njejtin rast, ministri i Financave Shkelqim Cani ka saktesuar se, e gjithe marreveshja me CEZ eshte mbyllur per shumen 87.1 milione euro.

“Shlyerja e detyrimit nga shteti shqiptar do te behet ne 4 vjet. Ne fund te 4 viteve, duke perfshire dhe interesin, do t’i kemi paguar CEZ 90 milione euro”, ka thene Cani.

Sikurse parafolesi, edhe shefi i Financave ka theksuar se, nevojitet nje reforme e thelle dhe e pershpejtuar ne sektorin energjitik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0