Si u verifikova në Instagram pa qenë i famshëm? - Business Magazine Albania

Si u verifikova në Instagram pa qenë i famshëm?

verifikova në Instagram

Kyle Dende, sipërmarrës

Sipas faqes zyrtare të Instagram, verifikimi “është një mjet për të ndihmuar njerëzit të gjejnë llogaritë e vërteta të figurave dhe markave publike, dhe do të thotë që ne kemi verifikuar që kjo është një llogari e dukshme dhe autentike në Instagram”. Asnjëherë nuk ishte menduar të bëhej një simbol i statusit në shoqëri, por fakti që kultura e sheh atë si të tillë do të thotë se ka shumë më tepër peshë sesa t’u tregosh njerëzve se një llogari e veçantë është autentike.

Jo shumë kohë më parë, i bëra një shoku një pyetje. “Kur sheh një tick blu në profilin e dikujt, edhe nëse nuk ke dëgjuar kurrë për të, cila është gjëja e parë që të vjen në mendje?” Pa hezitim, shoku im u përgjigj se personi “duhet të jetë i famshëm”. Dhe në këtë përgjigje të thjesht qëndron misteri pse ka rëndësi verifikimi në Instagram.

Nëse keni një markë ose biznes, njerëzit blejnë nga ju dhe duan të punojnë me ju kur ju njohin, ju pëlqejnë ose ju besojnë. Një simbol verifikimi blu ju jep besueshmëri të menjëhershme me të huajt absolut edhe kur ata nuk e dinë saktësisht se çfarë bëni. Ju shikoheni si një autoritet në çfarëdo hapësire në të cilën jeni dhe fitoni fuqi që duhet të trajtohet me përgjegjësi, sepse njerëzit kanë tendencë të besojnë në fjalën tuaj.

Lexoni: Elon Musk i gatshëm për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së urisë në botë. Do të shesë Tesla dhe do të dhurojë të ardhurat, por me një kusht

Si u verifikova në Instagram?

Kam kaluar shumicën e viteve të fundit duke ndërtuar biznese, duke udhëtuar si folës dhe duke bërë përmbajtje në mediat sociale. Herë pas here, botime të vogla shtrinin dorën dhe shkruanin një histori për mua. Sa herë që aplikova për verifikim, gjithmonë refuzohesha. Ishte rreth kësaj kohe kur fillova agjencinë time PR dhe në procesin e ndihmës së të tjerëve për t’u publikuar artikuj, fillova të bëja të njëjtën gjë për veten time.

Kam kaluar shumë kohë duke krijuar marrëdhënie me gazetarët dhe sot kam kontakte të mijëra shkrimtarëve në botimet më të mëdha në botë si Forbes, The New York Times, Success Magazine dhe më shumë. Gjatë muajve të parë të vitit 2021, u përqëndrova shumë për të qenë në portalet kryesore në vend që të fokusohesha vetëm tek klientët. Pas emaileve të panumërta, refuzimeve dhe pranimeve të hapura, krijova një linjë të fortë të artikujve të lajmeve për veten time për t’i shtuar në aplikimin tim të verifikimit në Instagram.

Sidoqoftë, para se të aplikoja, mora vendimin për të bërë diçka për të cilën nuk shoh shumë njerëz të flasin kur bëhet fjalë për t’u verifikuar në Instagram: fillova të verifikohem në platformat e tjera së pari, në mënyrë që të mund t’i tregoja Instagramit që tashmë njihem si person i shquar. Pasi u verifikova në Facebook dhe TikTok, unë aplikova për verifikim në Instagram, duke paraqitur këto lidhje të mediave sociale së bashku me tre artikuj lajmesh. Kur kontrollova telefonin tim në darkë atë natë, pashë atë tick të vogël blu në profilin tim, dhe pjesa tjetër ishte thjesht histori.

Përfitimi më i madh që vura re ishte se DM-ja ime në Instagram ishte plot me njerëz që donin të bashkëpunonin ose të bënim biznes së bashku. Unë as nuk mendoj se të gjithë këta njerëz e dinin vërtet se çfarë pune bëja unë, por ata e dinin që donin të punonin me mua. Unë gjithashtu vura re se klientët e mi të ardhshëm në bizneset e mia të ndryshme kishin tendencë të kishin më pak pyetje para se të bënin një blerje, sepse tiku blu shtoi një nivel të shtuar besimi.

Pse kërkesa juaj e verifikimit u refuzua?

Në një intervistë në The Breakfast Club, kreu i Instagram Adam Mosseri u pyet për verifikimin dhe shpjegoi fare thjesht se kompania përcakton nëse një person duhet të verifikohet bazuar në sasinë e artikujve në shtyp që ai ose ajo ka. Me fjalë të tjera, kur një person ju kërkon, a po shkruajnë një numër burimesh të besueshme për ju?

Kur aplikoni për verifikim, ju jepet mundësia të siguroni deri në pesë lidhje me artikujt e lajmeve dhe profilet e tjera të mediave sociale që tregojnë se jeni të besueshëm. Nëse keni aplikuar për verifikim dhe jeni refuzuar, me siguri ka ndodhur një nga disa gjërat më poshtë.

  • Së pari, mund të mos keni pritur plot 30 ditë që ju kërkohet të prisni para se të aplikoni përsëri pasi të jeni refuzuar. Thashethemet thonë se nëse nuk prisni 30 ditë për të aplikuar, aplikimi juaj do të refuzohet automatikisht.
  • Së dyti, mund të mos keni shtuar asnjë lidhje me artikujt e lajmeve ku jeni shfaqur. Nëse aplikoni për verifikim pa asnjë artikull lajmi, ju jeni duke humbur kohën tuaj. Shtypi është faktori më i madh vendimtar që llogaria juaj të verifikohet dhe ju duhet ta keni atë para se të aplikoni.
  • Së fundmi, ju mund të keni paraqitur artikuj lajmesh në aplikimin tuaj që thjesht nuk janë mjaft të fortë. Paraqitja në Forbes ka më shumë peshë sesa paraqitja në gazetën online të shkollës tuaj të mesme. Kjo nuk do të thotë se artikujt tuaj të vegjël nuk ia vlen të dorëzohen. Por vlen të thuhet se sa më i madh impakti që ka portali, aq më të mëdha janë shanset që të verifikoheni.
  • Është gjithashtu e rëndësishme që artikulli të jetë për ju. Nëse emri juaj shfaqet vetëm një herë në një fjali të vogël, duhet të përdorni një artikull tjetër në aplikimin tuaj. Të kesh emrin tënd në titull është situata më ideale.

Lexoni: Plani për krijimin e “Metaverse” ekzistonte që në 2018-ën: “Nuk duhet të ikë mundësia”

Këto janë gabimet më të zakonshme që i bëjnë njerëzit kur përpiqen të verifikohen në mediat sociale. Nëse nuk jeni verifikuar ende, mos u dekurajoni. Vazhdoni të merrni më shumë artikuj në shtyp, aplikoni për verifikim çdo 30 ditë dhe koha juaj do të vijë shumë shpejt.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0