Si u rendit Shqipëria në Indeksin e Sipërmarrjes 2017 ? - Business Magazine Albania

Si u rendit Shqipëria në Indeksin e Sipërmarrjes 2017 ?


Shqipëria ka humbur katër vende në krahasim me një vit më parë sa i përket renditjes në Indeksin Botëror të Sipërmarrjes të hartuar nga Instituti për Sipërmarrjen dhe Zhvillimin (GEDI) me seli në Uashington.

Për vitin 2017 vendi është renditur i 80-i (në 2016 mbajti vendin e 76). Shqipëria lë pas vende si Egjipti, që renditet në vendin e 81, Bullgarinë në vendin e 82 si edhe Armeninë, Iranin, Ganën. Ndërsa në vendin e fundit, në të 137-in u rendit Çadi. Vetëm një vend sipër nesh gjendet Serbia (79). Fqinji, Maqedonia, renditet në vendin e 64-t, ndërsa Mali i Zi në vendin e 61. Greqia në këtë renditje mban vendin e 49, kurse Italia renditet pak më lartë, në vendin e 46-të.

si-u-rendit-shqiperia-ne-indeksin-e-sipermarrjes-2017-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vendi i parë sa i përket Indeksit të Sipërmarrjes për vitin 2017 i takon SHBA-së, e cila ndiqet nga Zvicra, Kanadaja, Suedia dhe Danimarka që përbëjnë peshën më të mirë. Raporti i GEDI-t nënvizon se sipërmarrja është një motor i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë. Pa të nuk do të kishte inovacion, produktiviteti do të rritej me ritme të ulëta dhe vendet e punës gjithashtu do të ishin të pakta.

Sipërmarrja ekziston në kontekstin e veçantive gjeografike, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzierja e sjelljeve, burimeve dhe infrastrukturës, citon raporti, përbën atë që njihet si “ekosistemi”.

Indeksi Botëror i Sipërmarrjes mat çdo vit shëndetin e këtij ekosistemi në 137 vende. Krahason performancat e vendeve, si dhe ofron një panoramë sesi një vend performon në kontekstin lokal dhe në atë ndërkombëtar. GEDI mbledh të dhëna mbi qëndrimet e sipërmarrjes, aftësitë dhe aspiratat e popullsisë lokale dhe pastaj mat peshën që ato kanë në mjedisin e “infrastrukturës” sociale dhe ekonomike. Ky proces krijon 14 ‘shtyllat’ mbi të cilat matet shëndeti rajonal i ekosistemit.

Burimi: acp.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0