Si u personifikuan Krishtlindjet me ngjyrën e kuqe dhe jeshile?!

Krishtlindjet

Ngjyra e kuqe dhe e gjelbër si personifikim i ngjyrave të Krishtlindjes është një histori e ndërtuar në kohë. Arielle Eckstut, bashkë-autore e “The Secret Language of Color”, tregon se natyra dhe Coca-Cola kishin një dorë në formësimin e kësaj historie.

Pra, nuk është se një ditë, ngjyra e kuqe dhe e gjelbër u shpallën ngjyrat e Krishtlindjeve. Ka një histori të gjatë dhe të ndërlikuar, prapa saj.

Ajo që është më interesante për kombinimin e ngjyrave të kuqe dhe të gjelbër të Krishtlindjeve është një kombinim i bukurisë së natyrës dhe tregtisë që bashkohen për të ngulitur imazhin e këtyre dy ngjyrave në mendjen tonë kolektive.

Lexo: Tirana përfshihet në listën e 5 qyteteve evropiane që duhen vizituar për Krishtlindje

Pra, së pari, le të flasim për natyrën. Kur mendojmë për Krishtlindjet dhe klimën e ftohtë, ne mendojmë për pemët aromatike dhe për ato manaferrat e shndritshme në të kuqe përreth gjetheve të gjelbra të pemës. Dhe ka një histori të gjatë të degëve të saj dhe shoqërimet me njerëzit, duke përfshirë edhe kurorën për Jezusin. Pra, në kohën e festave, degët e manaferrave janë e vetmja gjë e ndritshme në mjedisin e ftohtë, natyra na e ka dhënë si një simbol dhe paganët e përdorën atë, e deri më sot ende mendojmë se është e lidhur me Krishtlindjet.

Viktorianët shpesh shoqërohen me të kuqen dhe të gjelbrën e Krishtlindjeve. Por nëse kthehesh dhe sheh pas, për shembull, në kartat e Krishtlindjeve Viktoriane, nuk do të shohësh vetëm të kuqe dhe të gjelbër – do të shohësh të kuqe dhe blu, blu dhe të gjelbër, blu dhe të bardhë, të gjitha paletat e ndryshme. Po, disa janë të kuqe dhe të gjelbër, por jo dominuese në peizazhin e atëhershëm.

Nëse ju shikoni Santa Claus gjatë periudhës Viktoriane, ju nuk do ta shihni atë me rrobat e kuqe që ne ja bashkëngjitim tani.

Më pas, një lloj tjetër Santa fillon të shfaqet në fillim të shekullit të 20-të, ku shohim shumë artistë të ndryshëm që e përshkruajnë atë me rroba të kuqe. Dhe ai bëhet një nga figurat më gazmore.

Pastaj ne arrijmë rreth viteve ’30 dhe Coca-Cola punëson një artist me emrin Haddon Sundblom për të përshkruar Santa Claus. Dhe ne e shohim Santën jashtëzakonisht të shëndoshë, të gëzuar, të kuqerremtë me këto rroba të mëdha të kuqe dhe të bardha. Përsëri, ai nuk është personi i parë që e bën këtë, por Coca-Cola e përdor këtë reklamë si fushatën e saj më të madhe të Krishtlindjeve, e cila është parë në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Dhe është pikërisht ky moment kur ne me të vërtetë fillojmë t’i shohim ngjyrat e kuqe dhe të gjelbër të përcaktuara si ngjyrat e Krishtlindjeve.

Pra, është një lloj kombinimi i natyrës, me ato manaferrat e kuqe me gjethet e gjelbra, i tregtisë, Coca-Cola-ës me rroba të ndritshme të kuqe dhe gjethe të gjelbra në sfond të reklamave, që ngulit në imagjinatën tonë këto ngjyra.

Anerola Torollari

Përkthyer nga Businessinsider

 

Must watch
Business Mag Nr. #24 - Tetor 2020

Numri 24 i revistës Businessmag.al sjell një panoramë të zhvillimeve, përshtatjeve dhe ecurisë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Në të njëjtën kohë, shohim zhvillime relativisht të kënaqshme.  Organizime të reja si Dhoma Ekonomike e Gruas, duket si një shpresë për më shumë zë, lobim dhe mbështetje për gratë sipërmarrëse dhe sipërmarrjet e reja.

Gjatë kësaj periudhe angazhime si programi “Ringrihu më i fortë”, ishin një lloj kundërpërgjigje ndaj dëmeve ekonomike që po shkakton pandemia.

Influencerat vijojnë të rrisin hapësirat e tyre dhe janë bërë një instrument i rëndësishëm marketimi. Në brendësi të revistës do të gjeni renditjen e top 100 influencerave më të mëdhenj në vend.

Gjatë kësaj vere ndërkohë, vetë Businessmag pati një fushatë të suksesshme të promovimit të turizmit shqiptar. Qindra të rinj u angazhuan të dërgojnë foto dhe përshkrimet e vendeve të ndryshme të Shqipërisë.

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale