Si u bë një fëmijë me një kafkë të thyer në llogaritësin më të shpejtë njerëzor në botë - Business Magazine Albania

Si u bë një fëmijë me një kafkë të thyer në llogaritësin më të shpejtë njerëzor në botë

Sa bëjnë 869,463,853 herë 73? Nëse një person normal me siguri që menjëherë do përdorëte makinën llogaritëse për të gjetur vlerën, 20-vjeçari Neelakantha Bhanu Prakash është i gatshëm ta japë përgjigjen pa përdorur makinën llogaritëse .

Përgjigja është 63,470,861,269 dhe i duhen vetëm 26 sekonda që Bhanu, i njohur në Indi si “llogaritësi më i shpejtë njerëzor në botë”, për ta punuar atë në mendjen e tij. Sipas Librit të Rekordeve Limca,  ekuivalenti i Indisë me Rekordet Botërore të Guinness, mendja e Bhanu përpunon numrat me një shpejtësi mesatare në 12 sekonda, rreth 10 herë më shpejt se truri i rregullt.

Bhanu thotë se ai është në gjendje të bëjë kalkulime kaq komplekse me shpejtësi marramendëse përmes “praktikës së strukturuar”. “Le të themi se po bëj një shumëzim të 8,763 shumëzuar me tetë. Unë ndoshta do të shumëzoj: 8,000 me tetë që është 64,000, 700 me tetë që është 5,600, 60 me tetë që është 480, tre me tetë është 24. Dhe unë shtoj të gjitha këto. Por kjo kërkon që truri i njeriut të kujtojë të gjitha këto. Metodat që unë përdor janë shumë të ngjashme me metodat e përgjithshme, por disa gjëra – në thelb (është) optimizmi i trurit. Unë zgjedh metodat e mia dhe i përmisoj ato.”- ka thënë ai.

LEXO: Joshua Beckford, gjeniu 12-vjeçar që shpreson të ndryshojë botën

Më 15 gusht, Bhanu bëhet aziatiku i parë që fiton medalje ari në Kampionatin Botëror të Llogaritjes Mendore në Olimpiadën e Sporteve të Mendjes (MSO) në Londër. Ai është gjithashtu fituesi i parë jo-evropian në historinë 23-vjeçare të kompeticionit. Në debutimin e tij në garë, Bhanu mundi 29 kundërshtarë nga 13 vende, shpejtësia e tij aq e jashtëzakonshme sa që gjyqtarët u çuditën dhe nuk e besuan dukë e bërë të kryente më shumë llogaritje për të konfirmuar saktësinë e tij.

Aksidenti që i ndryshoi jetën

Në vitin 2005, në moshën 5 vjeç Bhanu ra nga skuteri i kushëririt të tij dhe u përplas me një kamion në rrugë, duke pësuar një goditje të rendë në kokë. Bhanu theu kafkën e tij, kishte nevojë për 85 qepje dhe operacione të shumëfishta, para se mjekët ta vinin në një gjendje kome të shkaktuar nga aksidenti. Kur u  zgjua pas shtatë ditësh,  mjekët u thanë prindërve të tij se Bhanu mund të dëmtohej në mënyrë permanente për pjesën tjetër të jetës për shkak të dëmtimeve të kokës.

“Ai aksident ndryshoi mënyrën se si unë e përcaktoja argëtimin dhe kjo është arsyeja pse jam këtu sot,” thotë ai. Gjatë rikuperimit të tij, Bhanu mësoi se si të luante shah dhe zgjidhi enigma për të mbajtur trurin e tij të angazhuar, duke përparuar në problemet e matematikës. “I kujtoj shumë mirë ato momente të trishta … kjo është përvoja më traumatike që kam kaluar në jetën time,” kujton ai. “Unë nuk mund të shkoja as në shkollë për një vit. Për tu bërë me i miri u mbështeta vetëm te numrat dhe enigmat.” Për mos ta lënduar, prindërit e Bhanu hoqën të gjitha pasqyrat nga shtëpia për një vit. Por ai ishte i vendosur të mos lejonte që plaga ta pengonte për te ardhmen. “Kjo më dha forcë dhe e dija se ka diçka në të cilën unë jam i mirë dhe unë do të provoj veten atje,” thotë ai.

CNN

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0