Si u bë ky djalosh nga një i pastrehë në pronar i një perandorie të lëngjeve të frutave? - Business Magazine Albania

Si u bë ky djalosh nga një i pastrehë në pronar i një perandorie të lëngjeve të frutave?


Khalil Rafiti, pronari 46-vjeçar i një rrjeti  baresh të lëngjeve të frutave, tregon se nuk ka gjë më të keqe se një situatë e pashpresë.

Shembulli i tij dëshmon se vendimi i drejtë mund të ndryshojë gjithë jetën e çdokujt për më mirë. E gjithë çështja është që të besoni në forcën tuaj.

Në librin e tij “I Forgot To Die, milioneri i kohëve të sotme tregon kujtimet e tij për mënyrën se si 13 vjet më parë luftoi me varësinë ndaj drogës, peshonte vetëm 48 kg, ishte më afër një hijeje se sa një qenie e vërtetë njerëzore dhe ishte në varfëri absolute.

Një sugjerim nga një mik për të filluar një biznes në industrinë e lëngjeve natyrale e ndihmoi Khalil të hiqte nga depresioni dhe të fillonte të besonte në veten e tij përsëri. Ai filloi të bënte lëngje për pacientët dhe personelin në “Qendrën e Rimëkëmbjes Riviera”. Ishte falë këtij institucioni që ai mundi të rikthente shëndetin e tij.

39a6afc600000578-0-image-m-33_1477277997854

Në hapësirën e pesë vjetëve, reputacioni i qendrës u përhap në të gjithë Hollywood-in. Kjo frymëzoi Khalil të ndërmarrë iniciativën për të hapur një zinxhir të tërë të bareve me lëngje frutash Sunlife Organics në periferi të qytetit të tij të lindjes Malibu.

Këto pije unike të shëndetshme që njerëzit vijnë për të blerë përmbajnë ujë alkalin, kripë rozë Himalaiane dhe zarzavate. Së bashku me shumë përbërës të tjera në menu si kokteje frutash, kafe dhe kos të ngrirë, pija nënshkruese e kompanisë është ende smoothi “Wolverine”, bërë me banane.

Madje edhe mjaft të famshëm shkojnë aty dhe shijojnë kokteilet e mrekullueshme të Sunlife Organics.

Khalil mbetet i përkushtuar në misionin, i cila dikur e frymëzoi atë për të shtypur në bluza të shitura nga Sunlife Organics: “Dashuroni, shërohuni, dhe  frymëzohuni.”

Khalil është gjithashtu një shef i mrekullueshëm, i dashur nga të gjithë punonjësit e tij. Në mesin e anëtarëve të stafit të tij janë shumë njerëz që ishin fillimisht në nevojë që një dorë t’i ndihmonte.

39a6af7f00000578-0-image-m-30_1477277951798

 

burimi: dailymail.co.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0