Si turizmi i tepruar po shteron burimet natyrore të ujërave termale n - Business Magazine Albania

Si turizmi i tepruar po shteron burimet natyrore të ujërave termale në Japoni?

Krahas të mirave, probleme të shtuara në Japoni që dita ditës bëhen më të dukshme, janë pasojat e turizmit të tepruar në burimet natyrore të ujërave termale, të njohura si “onsens”. Ky fenomen ka ndikuar në disa qytete të njohura, duke përfshirë Ureshinon, një nga destinacionet më të popullarizuara për turistët që kërkojnë eksperiencën e zhytjes në burime natyrore. Por, me rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë, uji i këtyre burimeve ka filluar të jetë gjithnjë e më i kufizuar.

Lexo gjithashtu: Nga sot, biletë 5 euro për të hyrë në Venecia

Ureshino, që ndodhet në rajonin e Saga në ishullin e Kyushus, është një qytet i njohur për burimet e tij të ngrohta, të cilat tërheqin dhjetëra mijëra turistë çdo vit. Sidoqoftë, një rritje e madhe e vizitorëve ka sjellë një rënie të niveleve të ujit, duke shkaktuar shqetësime për autoritetet lokale, të cilat tani po kërkojnë masa të reja për menaxhimin e përdorimit të ujit.

Një nga shkaqet kryesore është kërkesa e madhe për dushe private në hotelet dhe rajonet lokale, pasi shumë turistë preferojnë më shumë një eksperiencë private, sesa të përdorin burimet publike, të cilat kërkojnë zhytje të plotë të trupit, një traditë që nuk është gjithmonë e kuptueshme për vizitorët e huaj. Ky fenomen ka shtuar kërkesën për ujë, duke i vënë në presion burimet natyrore.

Megjithatë, një tjetër problem është edhe infrastruktura e vjetër, e cila ka çuar në humbje të ujit për shkak të tubave dhe pajisjeve që nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Sipas ekspertëve, kjo është një nga arsye kryesore që ka çuar në rënien e nivelit të ujit, ndryshe nga ato burime që janë të mirëmbajtura dhe ende po përballen me mbipopullimin nga vizitorët.

Lexo gjithashtu: Përpara se të udhëtoni zbuloni vendet ku duhet të paguani një taksë

Në përgjigje të këtyre sfidave, autoritetet lokale po shqyrtojnë mundësinë e kufizimit të hyrjes në burimet e ngrohta dhe kontrollimin e përdorimit të ujit nga hotelet. Pavarësisht këtyre masave, Ureshino dhe shumë qytete të tjera të Japonisë vazhdojnë të përballen me sfidat e turizmit të tepruar dhe ndikimin e tij në mjedisin dhe burimet natyrore.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0