Si t’i thoni me stil shefit tuaj që po largoheni (për të filluar biznesin tuaj) - Business Magazine Albania

Si t’i thoni me stil shefit tuaj që po largoheni (për të filluar biznesin tuaj)


Disa punë në lidhje me teknologjinë (dhe shefat) janë të lehta për t’u lënë, me përjashtim të disa rasteve ku gjendeni në rrethana më të komplikuara. Ndonjëherë nuk është pakënaqësia ndaj punëdhënësit që e bën një punonjës të largohet nga puna, por është përqendrimi tek diçka më e madhe, siç është nisja e një biznesi.

Si mund t’i jepni lajmin një shefi (të cilin e respektoni dhe prej të cilit keni mësuar shumë) se po largoheni për të nisur kompaninë tuaj inovative?

Në rolin tim, të mbështetëses të fillimit të bizneseve, shpesh hasem me pronarë të rinj biznesi të fushës së teknologjisë, por edhe nga fusha të tjera të cilët përballen me këtë pyetje.

Unë jam përballur vetë me një situatë të tillë. Pata punuar për një kohë të gjatë si një nënpunëse ligjore në një firmë ligjore dhe isha e kënaqur në përgjithësi me pozicionin tim atje. E ardhmja aty dukej e ndritshme, pasi shefi im i punës priste të kaloja provimin e jurisprudencës dhe të më bënte ortake. Por unë thjesht nuk e shihja atë si trajektoren time të fundit të karrierës. Zemra më tha se dëshiroja të nisja biznesin tim.

Kështu që një ditë i dhashë lajmin se unë dhe bashkëshorti im do të nisnim kompaninë tonë. E fillova bisedën duke i thënë atij se sa mirënjohëse isha për mundësitë dhe mentorimin që më dha gjatë viteve. Duke patur parasysh marrëdhënien e fortë punëdhënës-punonjës që kishim prita mbështetjen dhe urimet dashamirëse të tij, por kjo nuk ndodhi.

Në vend të kësaj ai u tall me mua. Ai madje shkoi aq larg sa më tha që unë nuk do të arrija ta bëja këtë gjë.

Ju them historinë time jo për të ju penguar të bëni biseda të sinqerta me shefin tuaj, por për të ju treguar se duhet të përpiqeni shumë për të marrë pranimin e vendimit tuaj nga ai. Sigurisht që rezultati do të varet jo vetëm nga qasja juaj, por edhe nga karakteri i shefit tuaj. Këto që po ju them le të shërbejnë për të arritur që të kuptoheni sa më mirë. Është gjithnjë një zgjedhje më e mirë të krijuarit të urave, se sa djegia e tyre.

Disa këshilla rreth kësaj:

1.Gjetja e kohës së duhur është gjithçka

Gjeni një moment të përshtatshëm për të biseduar me shefin tuaj, kjo do t’ju japi mundësi të përgatiteni për bisedën dhe do të jetë një formë më e drejtë për t’u larguar.

2.Shpjegoini se kjo ka të bëjë më ëndrrat dhe aspiratat tuaja

Sigurojeni punonjësit tuaj se po largoheni për të ndjekur synimet tuaja të sipërmarrjes dhe jo për shkak të ndonjë pakënaqësie.

3.Falenderojeni

Pavarësisht se shefi im nuk qe i hapur ndaj kësaj, besoj se shumica e punëdhënësve do e vlerësojnë falenderimin dhe mirënjohjen tuaj për mënyrën si ata kanë ndikuar në karrierën dhe jetën tuaj. Tregojini sa mirënjohës jeni për inspirimin dhe mbështetjen që ju ka dhënë.

4.Tregoji se si kjo gjë do të ju shërbejë të dy palëve

Veçanërisht nëse po nisni një biznes që ofron produkte komplementare me ato të shefit tuaj, në vend që të konkurroni me të, largimi juaj mund të jetë reciprokisht i dobishëm. Merrni parasysh eksplorimin e rrugëve që mund të ju bashkojnë në shumë pika dhe që mund t’i bëjnë produktet dhe shërbimet tuaja më të plota.

5.Mbaj një politikë të dyerve të hapura

Në momentin që jeni larguar nga puna me mirëkuptim dhe biznesi i shefit tuaj vuan nga ekspertiza dhe mungesa e përvojës të punonjësve zëvendësues, në të tilla raste brenda disa kufijve, ju mund të jepni ndihmën tuaj për punonjësit e rinj  si dhe për çdo nevojë tjetër të biznesit të shefit tuaj.

6.Mos shkelni ndonjë marrëveshje në fuqi të jo-konkurimit dhe konfidencialitetit 

Së fundi, por jo më pak për nga rëndësia, sigurohuni që nuk ka ndonjë marrëveshje punësimi që ju pengon  të filloni biznesin tuaj. Nëse  jeni nën detyrimin e marrëveshjes së mos-konkurrencës, rishikoni me kujdes kushtet dhe konsultoni një avokat për të përcaktuar hapat e ardhshëm. Një marrëveshje jo-konkurruese mund të konsiderohet e pavlefshme nëse kohëzgjatja ose fushëveprimi konsiderohet i paarsyeshëm.

Nëse keni nënshkruar një marrëveshje konfidencialiteti  me punëdhënësin tuaj, shikojeni edhe këtë. Ju mund të dënoheni ligjërisht nëse shkelni kushtet e marrëveshjes duke i ndarë informatat konfidenciale dhe pronësore të punëdhënësit tuaj gjatë fillimit dhe drejtimit të biznesit personal.

Lexoni : 4 fjalitë që shefi juaj do shumë t’i dëgjoj

Ndërsa përgatiteni të komunikoni qëllimet e biznesit tuaj, duhet të kuptoni se lajmet tuaja mund të vijnë si një shok ndaj punëdhënësit tuaj. Reagimi fillestar mund të jetë një shprehje  befasie, mbrojtjeje, frustrimi, trishtimi, ose ndoshta zemërimi. Shpresojmë që duke marrë parasysh këshillat e mësipërme dhe duke u mbështetur në instinktet tuaja ndërpersonale, do të ndihmoni shefin tuaj të kuptojë dhe ndoshta edhe të festojë vendimin tuaj. Por nëse jo, të paktën ju do të dini se keni bërë atë që mundët për t’u ndarë në mënyrë miqësore, teksa keni filluar të ndërtoni perandorinë tuaj të teknologjisë.

Nellie Akalp është një sipërmarrëse, eksperte biznesi, folës, autore, grua dhe nënë e katër fëmijëve. Biznesi i saj i parë filloi me 100 dollarë dhe u shit tetë vite më vonë për 20 milionë dollarë. Sot ajo është themeluese dhe CEO e CorpNet.com, një shërbim i depozitimit të dokumenteve në internet, ku ajo ndihmon sipërmarrësit të inkorporojnë, formojnë SHPK-të, mbajnë DBA-të dhe bizneset e tyre në përputhje me atë që kërkohet të arrihet.

Burimi : Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0