Si t'i shpjegoni hapësirat boshe në CV tuaj -

Si t’i shpjegoni hapësirat boshe në CV tuaj

si te shpjegoni hapësirat boshe ne cv tuaj

Në çdo proces interviste do të pyeteni të paktën një herë për një version të pyetjes “A mund të më shpjegoni CV-në tuaj?” Përveç aftësive dhe përvojës suaj, duhet të jeni në gjendje të shpjegoni kalimet tuaja midis punëve, duke përfshirë edhe hapësirat boshe.

1.Prindërim në shtëpi

Nëse keni marrë një pushim nga puna për të rritur fëmijët në shtëpi, shpjegoni se si keni përdorur kohën për të fituar aftësi, njohuri ose përvojë që janë relevante për punën që po aplikoni.

Për shembull, a keni bërë punë vullnetare në shkollën e fëmijëve tuaj? A keni organizuar ngjarje ose përpjekje për të mbledhur fonde? A keni qenë prindi që ka organizuar udhëtimet për aktivitetet e ekipeve sportive? Të gjitha këto gjëra mund të përkthehen në kontekstin e punës për të cilën po aplikoni me CV-në tuaj.

2.Kujdesi për një anëtar të sëmurë të familjes

Nëse keni marrë kohë pushimi për të kujdesur për një prind ose anëtar të familjes që ishte sëmurë, pranojeni zgjedhjen që keni bërë për të kaluar kohën e rëndësishme me ta. Shqyrtoni atë përvojë nëpërmjet perspektivës së punës. Për shembull, nëse po përpiqeni të riktheheni në një rol shërbimi ndaj klientëve, mund të fokusoheni në rolin tuaj si ndërmjetës me ofruesit e kujdesit shëndetësor për anëtarin e familjes tuaj.

Lexo edhe: Mos i bëni këto 3 gabime kur aplikoni për një punë në distancë

3.Udhëtimet

Nëse po ktheheni në një ambient pune  pas një periudhe kohë ku keni udhëtuar për të eksploruar, fokusohuni në mënyrën se si keni përdorur atë kohë për të fituar perspektiva të reja. Për shembull, nëse jeni duke u intervistuar me një kompani multinacionale, mund të diskutoni mbi nuancat e ndërveprimit me njerëz nga kultura të ndryshme dhe se si përvoja e jetës në vende të tjera ju ka dhënë një perspektivë që shumë njerëz nuk e kanë në ambientin e punës.

4.Vazhdimi i shkollës

Nëse keni kthyer prapë në shkollë për të përfituar një MBA ose një titull tjetër  akademik, shpjegoni si projektet specifike në të cilat keni punuar kanë lidhje drejtpërdrejtë me punën dhe se si ato, së bashku me përvojën tuaj të mëparshme në punë, do t’ju lejojnë të sjellni vlera unike në pozicionin e punës. Nëse keni fituar një MBA dhe dëshironi të punoni në operacionet biznesore, tregoni si këto studime ju kanë pajisur me njohuri dhe aftësi që janë të rëndësishme për pozicionin në fjalë

5.Largimet masive nga puna

Nëse u prekët nga një heqje masive pune që nuk ishte e lidhur me performancën tuaj, shpjegoni intervistuesit se strategjia e biznesit ndryshoi dhe departamenti ose ekipi juaj u largua në valën e heqjeve masive të  punës. Mund të prezantoni situatën e pakëndshme në një mënyrë pozitive: “Por ka qenë një bekim sepse po konsideroja të gjej një sfidë të re.”

Që nga pandemia, shumë punëdhënës janë treguar më të kuptueshëm ndaj hapësirave boshe në CV. Megjithëkëtë, duhet të jeni të gatshëm të shpjegoni hapësrat në mënyrë të qartë, me vetëbesim dhe pa bërë gabime. Të qenit i përgjegjshëm për rrugëtimin tuaj profesional do të thotë të lidhni të gjitha pikat për punëmarrësin dhe menaxherin e përzgjedhjes. Të formoni një histori përreth çdo zbrazëtie do të ndihmojë që ato të mos jenë një çështje e rëndësishme.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0