Si ti jepni fundjavës suaj një dimension tjetër - Business Magazine Albania

Si ti jepni fundjavës suaj një dimension tjetër

Ju shpresoni se në 48 orët e ardhshme do të jeni në gjendje të flini, të ushtroheni , të bëni shëtitje, të shihni fëmijët tuaj dhe të hënën të ktheheni në punë të freskuar dhe të pushuar.

Megjithatë, ekziston një skenar më shumë, i cili është edhe më i mundshmi : Fundjava po kalon dhe ju ndiheni edhe më të lodhur se sa të premten. Për më tepër, gjithçka që kishit planifikuar mbeti në kokën tuaj dhe nuk u realizua kurrë.

Ky version i fundit është më i zakonshmi për të gjithë ne. Por ka disa strategji që mund të ndiqni për ta bërë fundjavën tuaj të zgjasë më shumë. Të paktën në mendjen tuaj, pasi orët do të jenë saktësisht të njëjta

Hapi 1

Mundohuni të mos ngecni në ekran. Po, tani është shansi juaj për të pushuar , por të uleni para kompjuterit ose TV dhe të shikoni seriale dhe filma nuk është zgjidhja që kërkoni. Në asnjë rast mos qëndroni kot në fundjavë. Do të vijë e hëna dhe do të ndiheni më të lodhur sepse nw mendjen tuaj do të jenë gjërat qe nuk i keni plotësuar.

Hapi 2

Lërini mënjanë planet e shumta. Gjëja më e lehtë është të mendoni se çfarë do të bëni në dy ditët e ardhshme dhe të krijoni dhjetëra skenarë në kokën tuaj. Kjo nuk është mënyra më ideale për të kaluar fundjavën. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të planifikoni aktivitetet tuaja pa e tepruar. Synoni për tre gjëra në ditë ose gjatë gjithë fundjavës dhe do të shihni se si gjërat do të ecin më mirë.

Lexo:Google zbulon një mënyrë të re kërkimi

Hapi 3

Qëndroni në orarin tuaj të gjumit . Zakonisht, në fundjavë ne priremi të flemë dhe të zgjohemi shumë vonë. Megjithatë, me këtë taktikë ne ngatërrojmë “orën” e trupit tonë, e cila ndikon në energjinë tonë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.

Hapi 4

Së bashku me ekranet, lini mënjanë rrjetet sociale . Sigurisht, do të kontrolloni emailet tuaja, veçanërisht nëse prisni një mesazh të rëndësishëm, por jo siç bëni çdo ditë për punë. Preferoni t’i përkushtoheni njerëzve tuaj dhe vetes tuaj. Shkoni për një shëtitje, lexoni një libër, kërceni, qeshni, luani me fëmijët ose miqtë tuaj. Do të shihni që humori juaj do të jetë më i mirë dhe dy ditët e fundit të javës do të duken… shumë më të gjata.

Hapi 5

Provoni diçka që ju frikëson ose që nuk e keni bërë kurrë më parë. Shkoni në ngjitje shkëmbinjsh ose kërcim me bungee. Provoni një sport ujor ose shkoni të kërceni. Çfarëdo qoftë ajo që ju streson dhe keni frikë të provoni, bëjeni. Në këtë mënyrë do të ndaloni të keni fobi edhe për gjëra të tjera, do ta shihni jetën me një sy të ri dhe të hënën do të shkoni në zyrë plot energji dhe me humor të mirë – largohuni ku do të mendoni se fundjava zgjati pothuajse një muaj!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0