Si të zhvilloni pasionin e fotografisë me ndihmën e një smartphone-i të vetëm - Business Magazine Albania

Si të zhvilloni pasionin e fotografisë me ndihmën e një smartphone-i të vetëm

Në Samsung Galaxy Unpacked 2024, përmirësimet e kamerës nuk u fokusuan aq shumë në numrat megapikselë, apo funksione që i shohim prej vitesh në botën e smartphone-ve. Këtë vit, Samsung na hapi portat e një universi të ri, ku gjithçka kishte të bënte me inteligjencën artificiale, parë ndryshe kudo AI. Samsung lançoi pak ditë më parë serinë e re të telefonave inteligjentë Galaxy S24 dhe, së bashku me të, diçka të quajtur “Galaxy AI”. Ky është një term gjithëpërfshirës për grupin e ri të veçorive gjeneruese të AI Mobile të Samsung, të përfshira me çdo telefon S24. Dhe po, sigurisht që përfshin dhe kamerën. Falë këtij novacioni, çdokush që kërkonte prej kohësh të hulumtonte botën e fotografisë dhe një pasion të ri, do e ketë më të lehtë, eksplorimin e një arti kaq sublim. Më poshtë po tregojmë disa truke të kamerës që mund të bëni me Galaxy AI, për të çuar më tej, pasionin për fotografinë.

Ndryshimet automatike

Karakteristika e re e inteligjencës artificiale më e thjeshtë për t’u kuptuar që Samsung solli me këtë gjeneratë quhet “Edit Suggestion”. Është e lehtë për t’u kuptuar: telefoni do të “skanojë” në detaje një foto ose video që keni bërë dhe do të sugjerojë automatikisht modifikime të vogla që mund të bëni për ta bërë atë të duket më mirë. Pra edhe nëse jeni fillestarë, do të keni një mësues vetëm për ju. Mos ngurroni të provoni dhe të shkrepni sa më shumë foto. Në mënyrë të veçantë, ju mund të fshini hijet, reflektimet ose shkëlqimin e padëshiruar nga fotot duke përdorur AI.

Disa prekje të vogla para se të shkrepni fotografinë

Telefoni do të skanojë automatikisht detajet, duke e bërë lëkurën të duket e pastër, dhe do të bëjë përmirësime të tjera të vogla në një foto edhe para se të shkrepet. Me fjalë të tjera, do t’ju tregojë foton ideale në ekran përpara se të shkrepet.

Edit Generative

Samsung Galaxy S24 vjen me një opsion të ri të quajtur “Edit Generative”, si një version i thjeshtë i Photoshop-it që nuk kërkon asnjë aftësi Photoshop. Ju mund t’i zgjeroni fotot duke gjeneruar sfonde që nuk ishin në të vërtetë momentin që shkrepët foton, të zhvendosni njerëz ose objekte apo madje të ndryshoni përmasat e këtyre të fundit. Pra edhe nëse në fazat e fillimit të mësimit të fotografisë, me kaq shumë opsione, ju do e keni shumë më të lehtë, shkrepjen dhe editimin e fotos perfekte.

Slow-motion direkt

Duke folur për gjenerimin e “peizazheve” që në të vërtetë nuk ekzistojnë, Samsung zbuloi  një veçori tjetër që mund t’i kthejë videot normale, në video të ngadalta me pamje profesionale, pavarësisht nëse ato janë shkrepur në lëvizje të ngadalta apo jo. Telefoni e bën këtë duke përdorur AI për të krijuar korniza që nuk ekzistojnë në të vërtetë. Gjithçka e lidhur me këto opsione duket sikur vjen nga një univers i ri.

Gjenerata e re Galaxy S24 ju ofron një sërë skenarësh fotografimi me mënyrat e tij të ndryshme të shkrepjes. Ajo që duhet të bëni është vetëm të shkrepni sa më shumë, e të lini AI të bëjë punën e saj (kështu nuk do të demoralizoheni që në fillim me rezultate të pakëndshme). Me kalimin e kohës dhe me ushtrimin e artit të fotografisë, ju do të shndërroheni në një profesionist të vërtetë.

Për më tepër, smartphone-t e serisë Galaxy S24 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi paraprake, ku me blerjen e njërës prej pajisjeve ju merrni një model me hapësirë të dyfishtë memorie për çmimin e variantit bazë, i cili mund të arrijë kursime të konsiderueshme dhe një bonus shtesë[1]. Periudha e porosive paraprake është e disponueshme nga data 17 deri në 30 janar ose deri në mbarimin e stokut. Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni link-un.

[1] [1] *** Porosisni të parët nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung. *Shuma e treguar është kursimet e vlerësuara për Galaxy S24 Ultra e llogaritur në bazë të çmimit të sugjeruar me pakicë. Kursimet tregohen si diferenca midis çmimit të variantit më të madh të memories dhe çmimit të modelit bazë, dhe bonusit shtesë. Shuma e kursimeve mund të ndryshojë në varësi të modelit të telefonit të zgjedhur dhe partnerit të shitjes. **I referohet modeleve: Galaxy S24 8/256 GB me çmimin e 8/128 GB, Galaxy S24+ 12/512 GB me çmimin e 12/256 GB dhe Galaxy S24 Ultra 12/512 GB me çmimin e 12/256 GB. Përjashtohet modeli 1 TB.

***Bonusi realizohet vetëm me blerjen e një celulari të vjetër. ***Ose derisa të mbarojë stoku. Për më shumë detaje, vizitoni faqen www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-s24 . Kërkohet një hyrje në llogarinë Samsung për disa veçori të AI. Karakteristikat e Galaxy AI do të jenë të disponueshme falas të paktën deri në fund të vitit 2025 në pajisjet e mbështetura Samsung Galaxy.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0