Si të zgjidhni shqetësimet e ekipit tuaj në këtë kohë pandemie

Si të zgjidhni shqetësimet e ekipit tuaj në këtë kohë pandemie


David Finkel autor i disa librave, si: “The fredoom formula”, “How to Succeed in Business Without Sacrificing Your Family, Health, or Life” tregon se këto 2 javë kanë qenë me informacione të shumta dhe të ndryshme. Ai tregon se pasi është larguar nga zyra ka parë njoftimin e CDC (Centers for Disease Control) në lidhje me rekomandimet e të punuarit në grup.

Lexo: OBSH: Ja se si të ushqeheni shëndetshëm në karantinim

Ai tregon se në njoftim nuk kishte ndonjë masë drastike, por ishte thjeshtë paralajmëruese. Kompania e tij disa projekte i ka në grup, rekomandimet më të mira do të ishin që nëse do kishte grupe më të mëdha se 250 persona, ato projekte do të shtyheshin. Por, dolën njoftime të reja, gjithashtu edhe shkollat mendoheshin të mbylleshin.

Ai shton, se gjatë fundjavës, pasi i kishte kushtuar dhe i kishte parë me vëmendje njoftimet e kryetarëve të ndryshme të qarqeve, zyrtarëve të shëndetit dhe zyrtarëve të ndryshëm të shëndetit shtetëror, faqet e CDC ndryshuan njoftimet e tyre. Ata thoshin se nëse keni një event me më shumë se 50 persona, ju duhet ta shtyni atë. Shkollat ​​në shumë shtete u mbyllën.

“Gjatë 2 ditëve, gjithçka kishte ndryshuar”, shprehet David

Në bazë të këtyre ngjarjeve, ai mendoi për kompaninë dhe se çfarë duhet të bënte tani. Të hënave ata bëjnë një takim online me Via Zoom dhe kontrollojnë planet e tyre gjatë javës. Ai thotë se kjo metodë është një shans i mirë për të shkëmbyer informacione, për t’u lidhur me bashkëmoshatarët dhe kolegët brenda një kompanie. Kjo për t’i mbajtur të gjithë bashkë.

“Kur ekipi im u takua pasi gjërat në SHBA ndryshuan në mënyrë drastike brenda një nate, ne çdo gjë e ndryshuam në kompaninë tonë, pasi e dinim që kjo do të sillte frikë dhe shqetësime tek anëtarët e ekipit”, shprehet ai. Për t’i lehtësuar nga ankthi ata bënë këto gjëra:

  1. Vendosja e qetësisë:

Është e rëndësishme, që si udhëheqës të jeni “zëri i sigurisë” në një det të trazuar. Duhet të jesh ai “zëri i harmonisë”. Nuk do të thotë që duhet t’i keni të gjitha përgjigjet sepse jo gjithmonë, do t’i keni të gjitha përgjigjet. Tani për tani ka shumë të panjohura rreth asaj që po ndodh, por ka disa gjëra për të cilat duhet të mbështeteni.

Lexo: Ndërtimi i rezistencës mendore: Si t’i përballoni kohët e vështira?

  1. Mos minimizoni frikën dhe shqetësimet e punonjësve:

Sfidat me të cilat po përballemi tani janë unike. “Por, është e rëndësishme të mbani mend se bizneset dhe vendet janë përballur me vështirësi edhe më parë dhe unë besoj fuqimisht, e di këtë gjë, që ne do të kapërcejmë përsëri fatkeqësitë. “Kam besim të thellë që do t’i kalojmë edhe këto gjëra dhe në të njëjtën kohë, do të kemi mundësi, ku mund të shërbejmë më shumë dhe të krijojmë më shumë vlera”, tha ai.

Nuk do të jetë e lehtë, gjatë kësaj rruge ne do të kalojmë momente të dhimbshme, por do ta gjejmë rrugën tonë, për të shfrytëzuar sa më shumë situatën.

  1. Qëndroni në kontakt me ta:

Duket sikur lajmet që vijnë, priteshin. Në këtë mënyrë, ai i njofton punonjësitë çdo javë me një email, ku i nofton me të rejat më të fundit, mendimin e tij rreth tyre.

Ai u sqaronë atyre se çfarë do të bëjmë në një periudhë afatshkurtër si një biznes dhe ua bënë të ditur se nuk kanë përgjigje për çdo gjë që po ndodhë. Të gjitha pyetjet që punonjësitë kanë ai i ka kushtuar vëmendje. Ai tregon se ato pyetje u jep përgjigje gjithashtu ka edhe pyetje që nuk varet nga ai përgjigja. Ai tregon se nuk do të pranojë burime informacioni që nuk janë të vërteta dhe të sakta.

Lexo: Ministria e Financave: Bilanci kontabël dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020, për të gjithë bizneset.

  1. Krijoni dialog të hapur me anëtarët e ekipit tuaj:

Këshillat e fundit që ai jep, ka të bëjë me krijimin e një dialogu të hapur midis anëtarëve të ekipit tuaj. Gjatë takimit online në ditën e hënë, ai e  lejonë ekipin e tij të ndajë mendimet e tyre për situatën aktuale dhe shtatë ose tetë persona në linjën e konferencës ndanë mendimet e tyre. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes së ekipit dhe gjithashtu për t’i kujtuar ata që ne kemi një shërbim vërtetë të rëndësishëm që mund të bëjmë për tregun tonë, që është pika jonë e kontributit maksimal në botë. Një mënyrë me të cilën mund t’i shtojmë vlerë botës, gjatë këtyre kohërave të pasigurta.

Në fund të fundit, jini të qëllimshëm dhe mendoni për mënyrën sesi udhëhiqni ekipin tuaj gjatë këtyre kohërave. Ata janë duke kërkuar tek ju udhëzim dhe drejtim.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0