Ministria e Financave: Bilanci kontabël dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020, për të gjithë bizneset.

Ministria e Financave: Bilanci kontabël dorëzohet brenda datës 31 Korrik 2020, për të gjithë bizneset.


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sjell në vëmendje të tatimpaguesve detyrimin për dorëzimin e deklaratës së pagesës së Tatimit mbi Fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019.

Lexo: Shefja e FMN: Ekonomia globale ka hyrë në recesion për shkak të Covid-19

Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë:

  • Këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen brenda datës 31 dhjetor 2020.
  • Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen brenda datës 31 dhjetor 2020.
  • Tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, paguhet brenda gjashtë mujorit të dytë 2020.

Sqarim për qytetarët dhe bizneset:

  • Afati i dorëzimit të deklaratës vjetore të Tatimit mbi Fitimin për vitin fiskal 2019, është data 31 mars 2020.
  • Për tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë, afati i pagesës së Tatimit të llogaritur është data 31 Mars 2020.

Për çdo informacion apo asistencë të nevojshme, ju mund të kontaktoni qendrat e Sherbimit për Tatimpaguesit në çdo Drejtori Rajonale. duke përdorur kontaktet e publikuar KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.”
— Anonim
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0