Ndërtimi i rezistencës mendore: Si t’i përballoni kohët e vështira?

Ndërtimi i rezistencës mendore: Si t’i përballoni kohët e vështira?


Të jesh sipërmarrës ose drejtues i një kompanie, kërkon nivele të larta të aftësive mendore, që mund të duket ndonjëherë si një detyrë Herkuliane. Pavarësisht se me çfarë merreni personalisht ose profesionalisht, duhet të zhvilloni rezistencën mendore, jo vetëm që të mbijetoni, por edhe të lulëzoni.

“Unë do të ndaj një histori shumë personale, por jo sepse dua simpatinë ose vëmendjen tuaj. Përkundrazi, qëllimi im është të përdor përvojat e mia të jetës, për t’ju dhënë një pikë referimi në ndërtimin e aftësive mendore”, shkruan për Inc, Tanya Prive, konsulente për transformimin e trashëgimisë.

Mënyra se si reagoni ndaj gjërave që po përballeni është shumë e rëndësishme

E gjitha filloi me një surprizë, unë isha shtatzënë me dy binjakë dhe kam pasur shumë vështirësi shëndetësore.

Ndërkohë, gjatë 10 viteve të fundit në punë, bashkëshorti im dhe unë kishim themeluar biznesin tonë dhe kishim ngritur kapital sipërmarrjeje. Menjëherë pas lindjes së vajzave tona binjake, morëm katër oferta për të shitur biznesin tonë. Duke pasur parasysh atë që po na ndodhte personalisht, ne vendosëm t’i shqyrtonim ofertat.

Ajo që pasoi ishte sa shkatërruese aq edhe e mrekullueshme. Ja se çfarë më ka mësuar një qëndrim 180 ditor në spital, dy operacione në zemër, 210 ditë në respirim, 300 ditë ushqyerje përmes tubash dhe shitja e ndërmarrjes sime.

Zhvilloni muskujt mendorë, për t’i përballuar situatat ekstreme.

Kështu kaloi një ditë tipike. Të martën, shëndeti i binjakeve të mia ishte pak a shumë i qëndrueshëm dhe shitja e kompanisë ishte në rrugën e duhur. Të mërkurën, mjekët më thanë që të dyja vajzat kishin zhvilluar pneumoni në një muaj të jetës së tyre dhe peshonin 700 gram dhe 1 kilogram. Në atë moment, bashkëshorti më tha se shitja e kompanisë, mudn të mos realizohej, gjë që do të thoshte dështim për ne, për punonjësit, aksionerët dhe familjen tonë. Disa ditë ishin të padurueshme.

Në momentet e mia më kritike, unë dilja, ulesha mbi një gur, mbyllja sytë dhe thjesht merrja frymë. Këto meditime nuk do të rregullonin çdo gjë, por më lejonin të mbushesha me ajër, atëherë kur dukej sikur gjërat kishin marrë fund.

Suksesi në biznes kërkon që të jesh mjaftueshëm i ashpër, për t’i bërë ballë sfidave dhe vështirësive, që do t’iu duhet të kapërceni. Pra, çfarë mund të bëni për të luftuar emocionet negative? Një pikë e mirë për të filluar është një trup, mendje dhe shpirt i shëndoshë.

Në atë periudhë, çelësi ishte ushqyerja dhe shëtitja ime 45-minuta në këmbë, që më mundësonte të mbushesha me ajër (fizikisht dhe shpirtërisht). Çfarëdo që mendoni se ndikon në rritjen e mirëqenies tuaj, bëjeni. Do t’iu ndihmojë të zhvilloni rezistencën mendore dhe të kapërceni disa nga ngjarjet më të vështira të jetës tuaj.

Rezistenca fillon me dialogun tuaj të brendshëm

“Pse mua? Pse tani? Kjo nuk është e drejtë. Unë nuk mund ta besoj se kjo po më ndodh mua,” ky ishte dialogu im i brendshëm, fillimisht. Pastaj, kuptova se kjo mënyrë të menduari ishte një kurth vdekjeje. Sa më shumë t’i kisha këto mendime, aq më shumë do të mërzitesha.Pastaj, fillova të ndryshoj mendimet e mia për të ndërtuar elasticitet mendor: “Gjërat e këqija u ndodhin njerëzve të mirë gjatë gjithë kohës. Pra, çfarë? Kjo është jeta. Ndoshta ka diçka që mund të mësoj prej saj”. Kjo është ajo, që i thashë vetes time dhe kjo mendësi më lejoi të përjetoja një rritje të jashtëzakonshme.

Duhet të mbani mend se vetëm ju i kontrolloni mendimet tuaja

Këto mendime udhëzojnë zgjedhjet tuaja, të cilat përcaktojnë se si e investoni kohën tuaj dhe koha është burimi më i vlefshëm. Prandaj, pyesni veten se çfarë do t’ju shërbejë më mirë?

Mënjanoni emocionet tuaja në mënyra të shëndetshme

Në Dhjetor 2017, më thanë se të dy binjaket e mia 5 muajshe, kishin nevojë për operacione në zemër. Alya u fut e para dhe ndërkohë që mjekët po e përgatisnin për në sallë, unë u përgatita për një mbledhje urgjente të bordit për të shqyrtuar katër ofertat e shitjes së kompanisë sonë. Kjo duhej të ndodhte.

Kur Alya u fut në sallën e operacionit disa minuta para mbledhjes së bordit, unë i thashë vetes se do të veçoja ndjenjat e mia personale, do ta bëja mbledhjen dhe do të kthehesha në spital, sapo të mbaroja. Gjithashtu, unë i tregova bordit për situatën në të cilën ndodhesha. Të qenit transparente më dha guximin të vazhdoj. Ishte një nga momentet më të vështira për familjen time dhe biznesin tonë, por aftësitë mendore na ndihmuan ta kapërcenim. Mund t’iu ndihmojnë edhe juve,gjithashtu.

Megjithëse nuk besoj se jeta jonë personale dhe profesionale janë të ndara nga njëra-tjetra, zhvillimi i muskujve mendorë, për të segmentuar emocione të forta dhe për të ecur përpara në mënyrë efektive është parësore për të qenë një udhëheqës i shkëlqyer. Kjo kërkon kohë për t’u realizuar, por jini të duruar me veten dhe angazhohuni për të arritur qëllimet tuaja.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0