Si të silleni me një shef kërkues?! - Business Magazine Albania

Si të silleni me një shef kërkues?!

shef kërkues

Ju keni pasur shumë kërkesa nga shefi juaj, kërkesa për të realizuar një projekt në më pak se një ditë, kërkesa për të punuar gjatë një fundjave në diçka që doli papritmas, kërkesa për të trajtuar një projekt që nuk është në kompetencat tuaja. Lista mund të vazhdojë pa pushim, por rezultati është i njëjtë: jeni të rraskapitur dhe të irrituar dhe do të hiqnit dorë nëse mundeni. Si mundet dikush në atë situatë të mendojë pa frikë se do të humbasë punën?

“Puna e tepërt në çdo moment në kohë mund të jetë një bezdi, madje edhe në kohërat më të mira”, thotë Dan Ni, CEO i Messaged.com, i cili tregon se problemi lind kur një punonjës nuk di kur të thotë ‘jo’ ose kur ata nuk e kuptojnë se si t’i qasen profesionalisht një shefi me ankesat e tyre. “Në realitet, të kundërshtosh shefin tënd nuk është aq e frikshme sa tingëllon, thjesht duhet të zgjedhësh planin e duhur dhe taktikat e duhura.”

Pyes veten se cilat mund të jenë këto “taktika të duhura”? Më poshtë janë disa sugjerime.

Lexoni: Jepini trurit tuaj një pushim dhe filloni 2022 me sfidën pa rrjete sociale

Prisni pak kohë. “Përpara çdo gjëje, kuptoni vlerën dhe kontributet tuaja si punonjës”, thotë Ni. “Të thuash ‘jo’, për disa punë herë pas here, jo vetëm që do të të lehtësojë ngarkesën e punës, por do të rrisë edhe besueshmërinë tënde si punonjës. Nëse jeni të mirë në atë që bëni, nuk mund të jetë problem. Të shpëtosh veten nga burnout do të të ndihmojë si ty ashtu edhe kompaninë.”

Programoni një takim kokë më kokë me shefin tuaj. “Përpiquni të kryeni detyrat, pa ankesa, për një javë. Më pas caktoni një takim me shefin dhe tregoni orët e punës dhe rezultatet e asaj jave,” sugjeron Gian Moore, partner dhe drejtor marketingu në Mellowpine. Sigurohuni që të përfshini prova dhe vini re ndryshimin midis atyre orëve edhe nga një periudhë e mëparshme “gjatë së cilës keni pasur detyra më normale dhe të arritshme që ishin brenda përshkrimit të punës tuaj dhe zyrtarisht u pajtuan për oraret e punës,” thotë Moore.

Përqëndrohuni në fakte, jo në emocione. “Një mënyrë për t’iu qasur situatës është t’i kërkoni shefit tuaj të rishikojë kalendarin tuaj dhe detyrat më të rëndësishme për muajin e ardhshëm,” këshillon autori i zhvillimit personal Ryan Hart. “Uluni së bashku me një stilolaps dhe një kalendar bosh. Pastaj filloni të plotësoni afatet dhe momentet e projektit. Ky ushtrim mund të ndihmojë si shefin ashtu edhe punonjësin të vizualizojnë se ku po shpenzohet koha e tyre dhe mënyrat për të përmirësuar situatën.”

Jini të sinqertë, jo përçmues. Shkoni te shefi juaj dhe paraqisni objektivin e punës suaj dhe problematikën që keni për ta përfunduar atë, thotë Ni. “Ofroni grupin tuaj të zgjidhjeve më të mira të mundshme që mendoni se mund të funksionojnë, mos iu drejtoni atyre me më shumë probleme,” thekson ai. “Kurrë mos jini përçmues ndaj shefit tuaj dhe mos e drejtoni drejtpërdrejt fajin”, thotë Moore. “Bëni të duket sikur po i edukoni ata për ngarkesën tuaj të re të punës.”

TCA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0