Si të shpëtoni nga mendimet negative?!  - Business Magazine Albania

Si të shpëtoni nga mendimet negative?! 

Si të shpëtoni nga mendimet negative?! 

Jo rrallëherë ndodh që pronarët e bizneseve, të punojnë më shumë se sa duhet. Duke punuar dhe mbi 80 orë në javë, duke kaluar shumë ditë pa gjumë, mund të bëni më pak përparim në javën pasardhëse, krahasuar me një javë më parë.

Sa më shumë punoni, aq më shumë mendimet tuaja shpërndahen dhe prireni të merrni vendime të këqija biznesi. Këto vendime çojnë në performancë të ulët, e cila më pas ju shtyn të punoni edhe më shumë, gjë që çon në mendime edhe më të shpërndara dhe fokusi theksohet më tepër tek mendimet negative.

Bëni pushim

Puna me orë shtesë, kur jeni tashmë të rraskapitur, nuk do t’ju ndihmojë. Kështu që, këshilla e parë është të bëni një pushim. Në një situatë ideale, duhet të merrni pushim çdo tre muaj për t’u rekuperuar, por nëse mendoni se biznesi juaj nuk është gati për një pushim të tillë të zgjatur, filloni nga pak. Merrni një të premte pushim dhe shkoni në plazh. Bëni një pushim të gjatë dreke për të takuar një mik ose një anëtar të familjes. Shkoni në shtëpi në orën 5 pasdite, edhe nëse keni ende gjëra në listën tuaj të detyrave. Ato do të jenë ende aty në mëngjes, por do të freskoheni dhe do të keni më shumë energji dhe fuqi mendore për të bërë si duhet punët tuaja.

Lexo edhe:Si mund ta qetësojë mendjen nga ankthi rregulli 3-3-3

Jini të qartë se çfarë duhet të bëni

Një nga arsyet kryesore pse pronarët e bizneseve futen në vorbullën e mendimeve negative është se nuk kanë një ide të qartë se për çfarë duhet ta shpenzojnë kohën e tyre. Ata janë të mbytur nga kërkesat e vazhdueshme që u vendosen përpara. Emailet, mesazhet dhe mediat sociale bombardojnë jetën e tyre të përditshme. Atyre u kërkohet të kalojnë ditët duke shuar konfliktet dhe përfundojnë duke kryer detyrat e vogla të parëndësishme në listën e tyre të detyrave, sepse marrin dopaminë nga plotësimi i këtyre detyrave. Por, në fund të fundit, puna e vërtetë, gjërat që e çojnë biznesin tuaj përpara, nuk po kryhen. Pra, ju jeni të zënë në lakun e punës joproduktive. Të jeni i qartë për atë që duhet të bëni çdo ditë do t’ju ndihmojë të thyeni ciklin dhe t’ju ndihmojë të përqëndroheni në gjërat që do të përmirësojnë realisht biznesin tuaj.

Vendosni prioritete

Pasi të qartësoni se çfarë duhet bërë dhe çfarë mund të delegohet ose anashkalohet, duhet ta bëni një hap më tej dhe të vendosni prioritete. Le të themi se keni pesë gjëra në listën tuaj sot që kërkojnë kohën dhe vëmendjen tuaj. Zgjidhni të vetmen gjë që do të kishte ndikimin më të madh në biznesin tuaj dhe bëjeni atë sapo të shkoni në zyrë. Pavarësisht nga pjesa tjetër e ditës, ju keni bërë gjënë më të rëndësishme që mund të bëni për biznesin tuaj. Dhe duke ditur se keni qenë të suksesshëm do t’ju nxisë të bëni një gjë të dytë apo edhe të tretë në listën tuaj të detyrave. Duke thyer kështu në mënyrë efektive lakun e përforcimit negativ.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0