Si të shikoni gjendjen e biznesit tuaj dhe nevojat për përmirësim? - Business Magazine Albania

Si të shikoni gjendjen e biznesit tuaj dhe nevojat për përmirësim?


BERZH nëpërmjet Programit për Gratë në Biznes, ju krijon mundësinë të analizoni falas dhe në mënyrë të pavarur biznesin tuaj!

Klikoni tani në faqen http://www.ebrdwomeninbusiness.com/?s=survey dhe plotësoni pyetësorin. Automatikisht do të merrni një raport mbi gjendjen e biznesit dhe nevojat për përmirësim!

Çfarë është Programi Gratë në Biznes?

BERZH punon me biznese të vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gratë, për të ndihmuar promovimin e pjesëmarrjes së gruas në biznes. Nga mundësia për financim deri tek konsulenca rreth biznesit, ofrohet ndihmë sesi të fitoni aftësi, njohuri dhe burimet e nevojshme për të ndërmarrë hapin e ardhshëm. Sigurohet financim pranë bankave lokale përmes linjave të kredisë të dedikuara për NVM-të të drejtuara nga gratë, së bashku me konsulencë rreth biznesit për t’i ndihmuar ato të bëhen më konkuruese. Gjithashtu ofrohen trajnime, këshillime dhe mbështetje të tjera për t’i mundësuar grave drejtuese të shkëmbejnë përvojat dhe të mësojnë nga njëra-tjetra si kolege.

Për çfarë shërben?

Programi Gratë në Biznes është i fokusuar në mënyrë të veçantë për gratë drejtuese të NVM-ve, që do të thotë bizneset me më pak se 250 punonjës dhe me xhiro vjetore më të ulët se 50 milionë euro ose me një bilanc total prej më pak se 43 milionë euro. Në mënyrë që një biznes të kualifikohet në këtë program, përgjegjësia për manaxhimin operacional të përgjithshëm të kompanisë duhet të mbahet nga një grua, e cila gjithashtu mund të zotërojë pjesërisht ose tërësisht biznesin.

Përse gratë?

Promovimi i përfshirjes së grave në biznes është me rëndësi jetësore për të fituar potencialin e plotë ekonomik të çfarëdo vendi. Sipërmarrja e grave luan rol kyç në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, por ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gratë ballafaqohen me sfida në rritje rreth mundësive të financimit dhe aftësive se si të zhvillohen dhe rriten. Mësoni më shumë përse gratë kanë rëndësi për zhvillimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0