Më 2 prill 2026, Tirana do të mirëpresë një nga emrat më të njohur ndërkombëtarë në fushën e marketingut dhe shitjeve, Scott Sorrell, në një event që pritet të tërheqë vëmendjen e profesionistëve të biznesit, sidomos atyre të sektorit të shitjeve dhe imobiliareve. Aktiviteti do të zhvillohet në Hotel Maritim Plaza Tirana, nga ora 16:30 deri në 20:30.
I njohur ndryshe si “Mr. Charge Higher Prices”, Sorrell ka ndërtuar një reputacion të fortë global si mentor dhe këshilltar për rritjen e vlerës së perceptuar të produkteve dhe shërbimeve. Qasja e tij fokusohet në atë që njihet si “value-based selling”, një model që synon të zhvendosë fokusin nga konkurrenca e çmimeve të ulëta drejt ndërtimit të një oferte më të diferencuar dhe më të vlefshme në sytë e klientit.
Në një treg gjithnjë e më konkurrues, ku presioni për të ulur çmimet është i lartë, mesazhi i Sorrell është i drejtpërdrejtë: bizneset nuk duhet të fitojnë duke shitur më lirë, por duke shitur më mirë. Përmes teknikave të negociatës, influencës dhe pozicionimit premium, ai synon të pajisë pjesëmarrësit me mjete konkrete për të rritur fitimet dhe për të forcuar autoritetin në treg.
Lexo edhe: Trajnim për shitjet dhe pasuritë e patundshme me Scott Sorrell
Eventi pritet të jetë veçanërisht i vlefshëm për agjentët imobiliarë dhe profesionistët e shitjeve, për të cilët temat e trajtuara lidhen drejtpërdrejt me rritjen e komisioneve, ndërtimin e një brandi personal më të fortë dhe menaxhimin më efektiv të marrëdhënieve me klientët. Eksperienca e Sorrell me marka premium të real estate-it dhe programet e tij të dedikuara për këtë sektor e bëjnë këtë takim një mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Përtej teorisë, fokusi i këtij eventi mbetet te aplikimi praktik, si të krijohet kërkesë më e lartë për shërbimet, si të shmanget gara me çmim dhe si të ndërtohet një pozicionim që justifikon tarifa më të larta.
Në një moment kur tregu shqiptar po evoluon drejt standardeve më të sofistikuara të shitjes dhe marketingut, ky event vjen si një sinjal i qartë, epoka e “shitjes së lirë” po zëvendësohet nga ajo e “shitjes me vlerë”.
Për bileta kontaktoni: 0675088802
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto