Mënyra e regjistrimit, përgjegjësitë tatimore, kategoritë e punësimit, datat e deklarimit, si edhe detyrimet që lindin pas regjistrimit apo kalimi në regjistrin pasiv deri në ç’regjistrimin tatimor, janë informacionet e publikuara në rubrikën e re të DPT-së.
Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të vogël se 8 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “tatimpagues të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin” .
Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.
Lexoni: “Tatimet këshillojnë”, rubrika më e re për këshillimin e biznesit
Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me administratën tatimore llojet e tatimeve e taksave (përgjegjësitë tatimore) që duhet të deklarojë dhe paguajë.
Regjistri i ndërmarrjeve në fundtë vitit 2016 numëron 160.679 ndërmarrje aktive, duke shënuar një rritje prej 5,5 %, krahasuar me vitin 2015. Aktiviteti ekonomik “tregti” përfaqëson 21,6 % të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2016.
Rreth 90 % e ndërmarrjeve aktive janë ndërmarrje të vogla me 1-4 të punësuar. Pjesa më e madhe e tyre, 61,8 %, janë ndërmarrje me një të punësuar. Në qarqet Tiranë, Fier e Korçë janë përqendruar rreth 54,7 % e ndërmarrjeve aktive.
Numri më i madh i ndërmarrjeve shënohet në qarkun e Tiranës me 53.405 ndërmarrje, ndërsa numri më i vogël në qarkun e Kukësit me 1.780 ndërmarrje.
burimi: ata.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.