Si të reagoni kur bëni gabime në punë?

Si të reagoni kur bëni gabime në punë?


Asnjë njeri nuk është i pagabueshëm. Të gjithë duhet të biem dakord për këtë. Gabimet na rrisin dhe na bëjnë të mësojmë më shumë. Nëse je pjese e një stafi, apo je në një post të caktuar, mund të ndodhë që të nisësh një e-mail të gabuar apo t’ia nisësh një personi të gabuar. Mund të ndodhë që të bëni edhe ndonjë gabim që mund të lërë shije të keqe para një klienti të rëndësishëm për kompaninë.
Gabimet janë njerëzore. Fakti që bëni një gabim, nuk do të thotë që të viheni me shpatulla pas murit, por secili duhet të marrë përgjegjësi për atë që bën. Ndonjëherë, edhe mënyra se si reagoni, mund të zbusë pasojat.

Prano vetë gabimin
Mos prit që të tjerët të kapin gabimet e tua.  Raportoni vetë për atë që ka ndodhur. Kjo do ju ndihmojë të mbani nën kontroll situatën. Nëse shefi e merr vesh gabimin nga ti, kjo do të thotë se i kushton rëndësi punës dhe je i gatshëm të mbash përgjegjësi. Nëse gabimet dalin në pah nga njerëz të tjerë, të duhet të përballesh me opinionet që ata tashmë kanë kriijuar për ty.

Ruani qetësinë
Ruani qetësinë dhe kontrolloni tonin e zërit që do të përdorni. Nëse reagoni keq edhe të tjerët mund të bëjnë të njëjtën gjë. Tregohuni profesionist në menaxhimin e situatave dhe mos e humbisni kontrollin. Në këtë mënyrë askush nuk do të mund të përgojojë sjelljen tuaj, edhe nëse ata të do merren me problemin që u shkaktua.

Lexo: Gabimet që ju çojnë drejt dështimit

Rregullo gabimin
Kur identifikon gabimin, raporto dhe puno për ta ndrequr sa më shpejt. Nëse ke vështirësi në gjetjen e një zgjidhje, mos ki turp të kërkosh mendimin e të tjerëve. E mira është t’i thoni edhe shefit se po kërkoni zgjidhje, por keni nevojë për disa sugjerime.

Jepi kohë vetes që të mësosh nga gabimet
Në mësojmë nga gabimet. Merrnin kohën e nevojshme për të analizuar situatën ku ndodheni dhe rrethanat në të cilat ndodhi situata. Nuk ishe i vëmendshëm? Po bëje shumë detyra në të njëjtën kohë? Harrove ta shënosh datën në kalendar? Gjej një zgjidhje për problemin që identifikove dhe merr masa për ta parandaluar përsëritjen e tij. Nëse bëhesh shumë i fiksuar pas gabimeve, është e sigurt që do bësh dhe një tjetër. Merrni kohë nga vetja juaj dhe reflektoni. Kjo ndoshta do të jetë më e mira që mund të bëni, për të mos i përsëritur gabime të tilla, e ndoshta edhe më të mëdha.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0